• |
ide | kryesore

Pas Ramës edhe Majko fton PD-në: Nuk është për foto, por për njerëzit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deklaratës së Partisë Demokratike se shqiptarët e prekur nga tërmeti duan përmbushje të kërkesave dhe jo album fotografish Rama-Basha, iu përgjigjet socialiste Pandeli Majko. Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka ripërsëritur ftesën për të dialoguar me opozitën.

“Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi. Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje”. Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike”, deklaroi Majko, për A2 CNN.

Majko nuk kurseu as kritikat ndaj qeverisë: “Ajo që po bën Qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare”,-tha Majko.

Ministri tha se palët duhet të ulen në dialog. “Ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët. Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi, në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit”.-tha Majko.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se PD është e mirëpritur në tryezën e diskutimeve, në lidhje me zgjidhjet që duhen ndërmarrë për situatën e tërmetit. Replikën Basha ia kaloi Palokës, i cili në emër të demokratëve tha se qeveria duhet të plotësojë të gjitha kushtet për të prekurit, dhe se propaganda qeveritare nuk mund të përfshijë edhe opozitën.



7 Comments

  1. Ik o bole se nuk te pame te flisje njehere ne keto shfaqjet e mbledhjeve te qeverise. Perderisa sta mori kush doren, mos s bej veten pis

  2. Po ti more zoteri sikur e paraqite sukses universal nxjerrjen nga cdo dhome e shtepise te opozites. Opoziten qe doje dhe enderroje tashme e ke. Bashkepuno me Hajdarin, MurrizIn e Gjuzin.Plus ke edhe Halilin.Tepsine me gjithe sahanet i ke me bollek.Cfare ju tremb? Cfare ju shqetson?Nuk late zyre pa merre? Hajde jepini drejtim tani.

  3. O DOLI KY I ORIZIT (PIPAFIT)DESHA TE THEM PO KU KA QENN ISHKRYEMINISTRI NE HIJE I SHQIPTARVE MOS VALL ESHTE MARRE ME ORIZIN E NDIHMAVE KU ISHE MO LULE DHE DEL E BEN DHE DEMOGUGUN KY PACAVURE QE ESHTE FUTUR NE BREKET E RAMES. VETEM PER PILAF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *