• |
ide | kryesore

Post tërmeti/ Pse Rama po kthen sytë nga Allahu?

-Instant, Kryesore



Shfaqja përkrah Erdoganit në Stamboll në konferencën e vendeve islamike, nuk është e vetmja lëvizje me sens fetar e Edi Ramës.

Nëse thirrja e presidentit autoritarist turk kushtuar vendeve të tjera islamike për të ndihmuar vëllezërit shqipëtarë të prekur nga tërmeti është deri diku normale, devijimet fetare që ka marrë ligjërimi publik i Edi Ramës që pas 26 nëntorit kanë çuditur shumëkënd.

Lexo më tej:

Flet Erdogan: E ngremë Shqipërinë në këmbë pas tërmetit

Fillimisht, ai u shfaq me tespie në dorë pranë familjeve të prekura nga tragjedia. Ndonëse nga mediat ajo u mor si një nga ekzagjerimet vanitoze me të cilat kryeministri tashmë na ka mësuar, ky sinjal nuk rezultoi të qe i tillë.

Këtë mëngjes të ditës së Bektashinjve ai ka publikuar një shprehje të Naim Frashërit që gjendet në librin Mirësija, pjesë e Fletores së Bektashinjve: “Mos e ndy shpirtin ne jetë. Zemërënë mos e lyej, shko në udhëzë të vërtetë. Mos u kthe e mos u thyej”, shkruan Rama duke iu referuar poetit tonë kombëtar.

Më herët pas tërmetit ai pati postuar gjithashtu një thënie të Profetit Muhamet: “Cila është fytyra më e bukur Islamit? Jepu të hanë njerëzve dhe ndihmo të shpëtohen ata që njeh dhe ata që nuk njeh”, ndërkohë që n ditën e parë të komitetit për mbledhjen e ndihmave mbane në krah të tij imamin e shndërruar në star, Elvis Naçi.

Analiza/ Pas tërmetit Rama po i “kthehet” rrugës së zotit

Pyetja është përsje kjo kthesë 180 gradëshe e kryeministrit?

Askush nuk mund të besojë se një zë hyjnor i ka folur në vesh për allahun këtij ortodoksi të konvertuar në katolik. Këtë hipotezë e hedhin poshtë dy fakte: së pari Rama ka shpërndarë edhe pastime nga fe të tjera madje edhe nga ato politeiste dhe së dyti fillimisht ai e konsideroi tërmetin 6.4 gadësh një “pabesi të natyrës” gjë që është e papranueshme për besimin musliman.

Por këto pirueta mund të shpjegohen në dy versione: Ose kryeminstri e ka parë se si ka dështuar shteti i tij dhe në vend të një debate racionale do ta yshtë publikun drejt një përjetimi mistik, ose në të kundërt, ai e ka panadjerë se ky tërmet, i cili nxori në pah kalbësinë e një sistemi të korruptuar deri në palcë, mund të përbëjë një premisë të mirë për lindjen e forcave të frymëzuara nga islami politik. Janë pikërisht të tilla raste kur njerëzit priren të mendojnë se pabarazia e ushqyer nga politikanë njësoj të korruptuar, mund të përmbyset nga lëvizje që i presin dorën atij që vjedh të tjerët.

E si gjithmonë në këto raste Rama, i xhveshur nga ç’do besim dhe ç’do kredo nxiton të bëjë atë që i duket më në modë: në këtë rast të kthejë sytë nga Allahu.

©Lapsi.al



60 Comments

  1. Kuranin e citon per nje arsye te thjeshte pragmatike. Dini ndonje shtet me shumice myslimane qe shquhet per cilesine e demokracise? Ka bere Rama ndonje gjest demokratik ne keto 30 vjet? Thjesht po ben ate qe kane bere kokecallmat kudo, pra perdor Kuranin per te justifikuar autoritarizmin e tij dhe nuk I rruhet fare qe po e degdis Shqiperine ne prehrin e shejtaneve te Anadollit. Nuk besoj qe do i eci, por ne kete menyre tregon qe eshte nje nga tradhetaret me te medhenj te ketij kombi qe eshte krijese e perendimit fund e maje.

    1. pse m duket ky neri mu si nje komentus qi ma perpara shkrunte me emrin stalini
      se po t njojtat gjona thot
      po tashi tpakten nuk sha mo se jeni komunista ne morra tkuq e gamorlliqe si kto
      nuk po i shofim mo as stalinin as arin ne as faxin me xixen
      tgjith ktu jon tu komentu per shqupin po kon ndrru emnat
      ose ju ka fut gisthin shqupi se i pa qi me komentet e tyne ma shum keq bojoshin se sa mir

        1. Kane ndryshuar pseudot qe kur ju doli bllof fushata masive per ti mbushur mendjen njerzve qe duhen lene mandatet e parlamentit. Bene nje fushat shume te fuqishme me komente ne te tera portalet per te ngritur pjesen me regresiste , dhe me injorante te PDs qe ta vene Bashen me shpatulla per muri per marrjen e vendimitper djegjen e mandateve. Te njejtet persona me te njejten menyre te shkruari , me te njejtat fraza , por me speudonime te ndryshme shkruanin ne te gjitha portalet. Arriten te manipulojne te tere bazen e PDs.
          Kur e pane qe djegja e mandateve ishte gjeja me e keqe qe kishin bere , atehere ndryshuan pseudonimet, dhe ndryshuan menyren e te shkruarit.
          ATA JANE NJE GRUP I FRPD TE CILET MARRIN CDO DITE TEMEN, SUBJEKTIN , DHE MENYREN SE SI DUHET TE KOMENTOJNE NGA DEGA E PROPAGANDES SE PDs .

          1. LERE MORALIN PAGATOR QELBESIRE . KOT TE PYS, E MORE RROGEN O KURV ?

    2. Qe palloshi i anetes eshte pragmatis as qe diskutohet dhe me kete nuk na the ndonje gje te re . Dine ndonje nje shtet ne ballkan ti o neri qe ka demokraci ? A jane mysliman keto shtete o neri ? A mendon se ka ndonje fe qe eshte e keqe o neri ? Pse sjelljen individuale te ketyre “prijsave ” te tipit Rama e perzien me kuranin e madhnishem ? Perkundrazi , ngaqe nuk kane zbatuar kuranin kane perfunduan diktator . A e dine ti o neri se anadolli erdhi ketu me kerkese te prijsave tane qe kush e kush te perfitonte per vete? Gjithmone prijesat tane e kane perdorur fene per interesa te tyre dhe asnjehere si shkolle edukimi per njerezine . Mos fol kodra pas bregut o neri . Vendi yne dhe ballkani ne pergjithesi nuk kane vuajtur asnjehere nga fete por nga njerezit qe i kane udhehequr qe per interesa vetjake jane kail te kalojne mbi kufoma .

      1. Për hir të mbajtjes së pushtetit Rama si kamaleon (e jo si pragmatist) shkon në Vatikan e deklarohet katolik, shkon në Athinë e deklarohet ortodoks, shkon në Tel Aviv e bëhet i fesë çifute, shkon në Kinë e bëhet budist e shkon në Ankara e bëhet mysliman.
        Kështu si e ka nisur pas tërmetit, nuk është çudi që të dëgjojmë që në moshën 55 vjeçare të bëhet synet në një nga vendet e Konferencës islamike,
        Jo se ka ndonjë gjë të keqe se tek e fundit gruan e ka myslimane, po hajde e të ndjekësh televizionet shqiptare që do të bëjnë garë se kush ta pasqyrojë më gjërësisht ceremoninë e synetllikut

      2. Nuk ka fe te mira apo te keqija, por ka fe qe nuk jane me shume apo me pak kompatibel me demokracine. Tani demokracia nuk eshte as sistem I mire dhe as I keq, por eshte thjesht sistemi ku une dua te jetoj dhe shumica myslimaneve dukshem nuk duan. Ne fund te fundit fete nuk jane zhvilluar duke pasur parasysh standartin e demokracise, por standarte te tjera morale dhe prandaj shume fe kane probleme natyrale me demokracine. Islami ka nje problem shtese qe e permend dhe Fatos Nanon kur thote se Islami duke qene se erdhi 600 vjet pas krishterimit duhet ta kishte cuar me perpara dhe jo me mbrapa konceptin e tolerances qe Krishti e percoi shume per ate kohe. Ate shans e humbi. Mos u cudit qe ka shume vende jomyslimane qe kane probleme me demokracine se demokracia ka shume armiq ideologjike qe nuk kane lidhje me fene. “Cuditu” pse asnje vend mysliman nuk ka demokraci.
        Qe Rama mund te jete kameleon dhe I thote gjerat pa I besuar nuk e ben me pak te rrezikshme situaten. Kjo eshte si puna asaj goces qe vesh minifund vetem per te provokuar cunin dhe pastaj qahet se pse e perdhunoi. Ky kameolonizem na la nen pushtim me gjate se te gjithe te tjeret. Ne kete rast shqetesimi im nuk eshte as per mireqenien, as per zhvillimin por per demokracine dhe lirine. Nese udheheqesit I koncepton si mesues te edukates fetare e ke gabim se shteti I perket te gjitheve.

        1. Ti ke te drejte Neri, po kujt i rruhet ketu per keto probleme. Shqiptaret jane populli me i coroditur ne planet dhe ky hajvani qe kemi kryeminister vetem coroditjen po shton. Bejme sikur shkojme ne Europe e perfundojme ne Stamboll. Genjejme veten. Prandaj na e mbyllin dhe deren. Te pakten te kishin ndershmerine dhe te pranojne qe nuk duan Europen po stambollin, diktaturen, intolerancen, injorancen, mos respektin per lirine e individit e tje.

          Per te perforcuar ate qe thua per Islamin, nje nga problemet kryesore qe ka eshte fakti qe eshte sistem rregullash per jetesen ne toke, komunitet e tje. Rregulla te pandryshueshme sepse te zbritura nga qielli (Kuranin ne islam e sollen engjejt dhe ishte shkruar para krijimit te botes). Prandaj nuk mund te bashkejetojne me asgje te kundert apo alternative. Se si mund te barabitet ajo qe thote Zoti me ate qe thote njeriu. Te tjera jane gjepura. Nuk ka tolerance ne islam. Ose e pranon ose je kundert. Vetem shqipot kujtojne se i bejne te dyja. Ndryshimi me krishterimin eshte qe krishterimi pranon se biblen e shkruan njerezit (Gjoni, Mateu etj). Njerez qe tregojne per fjalen e Zotit po jo Zoti! Prandaj dhe Krishterimi bashkjeton me te ndryshmen!

          1. Si ka mundesi qe Islami dhe myslymanet kane qene kryesisht tolerant me fete e tjera, kaq besoj se dihet boterisht kurse krishterimi stoleronte dote as krishtere te tjere e jo me te feve te tjera? Shko thuaji nje te krishteri qe Biblen ja kane shkruajtur Mateu e Gjoni e shiko cdo te thone. Problemi me internetin eshte se perhapet injoranca pa kufij, nuk di a ke lexuar ndonjehere histori apo teologji qe flet percaret. Skam lexuar ndonjehere koment kaq injorant, te me falesh sdua te te ofendoj. Lexo te pakten literature Evropjane per Islamin e qyteterimet Islame qe kane te bejne me tolerancen. Fakt tjeter eshte qe shumica myslymane Shqiptare eshte pergjegjese per tolerancen fetare ne Shqiperi, sepse te ishte se kishin ne dore te tjeret gje, ndodhte ajo qe ndodhi ne Cameri, e ne Kosove ne kohe te Bogdanit. Nuk ka patur asnje kalifat asnje sulltanat mos ishte i mbushur me kisha e sinagoga e xhami, biles shumicen e kishave kopte ne Egjipt jane te ndertuara nga myslymanet, kurse Evropa nuk lejonte as mendim ndryshe e jo me nje kishe ndryshe. Ne Islam kishat e sinagogat jane shtepi (figurative) te Zotit). Historia qe Kurani ka ardhur nga engjejt etj, jane histori gjysherish e gjyshesh besoj. Revelata profetike qofte Musait Krishtit apo Muhamedit jane revelata qe vine ne forme frymezimi (ne zemer thote Kurani), cilsia dhe vertetesia eshte nga fjala vete, prandaj ca e besojne dhe ca jo. Per ca eshte udhezim e per ca humbje mbi humbjen qe kishin. Nejse nje te fundit, krishterimi nuk bashkjeton dote me asgje tjeter, prandaj Evropa per te perparuar dhe hecur perpara vendosi te shkaterroj krishterimin dhe te perqafonin shkencen e mendimin e lire, 1000 vjet erresire kishtare ishte mjaftueshem per Evropen. Ne Islam nuk ka patur kondita te tilla, ka patur udheheqje kryesisht tirane por kurre nuk kane mundur te sundojne “me te drejte hynore” apo me doktrina te tilla te ngjashme si ne krishterim, e te tredhnin popullaten nga cdo mendim i lire. Skane fund argumentet per cke shkruajtur por nejse. Lexo te pakten kronikat e hebrenjeve online. Kur te krishteret sundonin Palestinen, nxorren me dhune hebrenjte dhe i debuan nga aty meqe sipas tyre kishin kryqezuar Krishtin. Ishte kalifi i dyte Umar (Ymeri) qe pasi myslymanet moren Palestinen mblodhi hebrenjte dhe i solli perseri ne Palestine. Celsin e Palestines Ymerit ja dorzoi patriarku bizantin, dhe i ofroji te falej ne kishen ku ka lindur Krishti. Ymeri rrefuzoji duke thene qe po u fala aty myslyman te tjere mund tjua marin kishen meqe u falem ne, keshtu qe u fal jashte. Nejse.

          1. Patapata – po te shikosh me kujdes gjithe shembujt qe ke dhene do kuptosh qe islami eshte tolerant vetem me ata qe nenshtrohen. Kjo eshte pjese e rregullave te islamit po nuk hedh poshte fare ate qe thashe une. Ne krishterim mostoleranca historike eshte devijim nga doktrina sepse krishterimi ne thelb pranon ndarjen midis kishes dhe fese – Jepi Zotit ate qe eshte e Zotit dhe cezarit ate qe eshte e cezarit. Kur Papet jane sjelle si mbreter dhe mbreterit kane dashur te marrin persiper ceshtjet fetare kane qene ne shkelje te doktrines. Jane sjelle si antikrishti, sepse krishterimi ne doktrine nuk duhet te imponohet me dhune. Dhe ti e di besoj se krishterimi fillestar u shpernda nga fjala ndersa islami nga shpata. Profeti vete ka marre pjese ne dhjetra beteja po nuk di Jezusi te kete bere te njejten. Prandaj ne krishterim ka ndarje konceptuale shtet/fe qe mundesoi terheqjen e fese ne domenin privat pas iluminizmit. Ne islam nuk ka nje ndarje te tille dhe shteti bazohet vetem mbi ligjin islamik (ligji islamik mund te jete tolerant me fete e nenshtruara po per sa kohe mbajne vendin e tyre si nenshtetas te dores se dyte po kjo nuk eshte lloji tolerances qe demokracia kerkon). Historikisht e vertete vende islamike mund te jene ne momente te caktuara me te hapura ndaj kulturave te ndryshme po kjo gjithmone ne shkelje te thelbit islamik. Edhe Kalifati i Kordoves qe aq shume permendet si kulmi tolerance kishte shkaqe historike specifike qe ishte aq tolerant – dmth ishte i detyruar nga rrethanat. Ne ate kohe umajidet humben zoterimin ne bagdad te abisided dhe u mbeti vetem Spanja. Ishin ne konflikt me pjesen tjeter te botes islame dhe vetmja rruge mbijetese i mbeti marredhenie te mira me qytetaret e feve te tjera ne spanje qe ishin shume dhe me mbreterite fqinje te krishtera.

            Nejse paske lexuar ca, nuk e di nese libra, apo ke pare dokumentare ne internet sepse interpretimin e atyre qe di qenka shume i percipte. Vetem lum faktesh pa analize

          2. Historia qe Kurani eshte fjala Zotit qe e zbriti nga qielli engjelli Gabriel/Xhebrail Emini dhe ia peshperiti Profetit ne shpelle eshte thelbi Islamit dhe jo perralla gjysherish plako! Po nuk dite kaq mos merr persiper te komentosh islamin

      1. Adi-Nuk po bej gare per te te mbushur mendjen, se kam problem kritiken por me beso qe e ke gabim sinqerisht. E shkruaj vetem qe te te fus te lexosh me shume per te studjuar per veten tende, ashtu si dhe per veten time. Ne Medine kur Profeti vajti u nenshkrua kushtetuta e pare qe njeh bota. Medina nuk u “nenshtrua”. Kushtetute me plote kuptimin e fjales jo ndonje dokument i perafert. Kjo kushtetute ekziston dhe sote, ne te garanton te drejtat e qytetareve te Medines pa dallim feje, te drejten e adhurimit per gjithsecilin hebrenj te krishtere dhe myslyman. Gjithsej 12 fise hebre kane nenshkruar dokumentin, 4 prej tyre u perzune, prej aty pasi tradhetuan duke ju bashkuar Kurejsheve sepse kishin lidhje biznesi me ta, 8 te tjere kane ekzistuar deri vone deri sa jane konvertuar ose jane shperngulur per ne Palestine ne kohen kur Ymeri ktheu hebrenjte, dhe ata krishter qe jetonin aty te gjithe kishin detyre mbrojtjen e Medines nga sulmet e Kurejshiteve te Mekes. Ne krishterim qe thua mostoleranca si devijim seshte e vertete nuk e di si e ke kuptuar ne kete menyre por dhuna perben pjese te doktrines se Kishes Latine per te kthyer njerezit ne “rrugen e drejte”, jo thjesht luftra por dhune torture individuale. I ke pare bodrumet e kishes ndonjehere? Nuk eshte devijim eshte realitet qe ka ekzistuar qe ne gjeneze. Krishterimi per 350 vite me rradhe ka patur vetem lufte pas Krishtit pikerisht per doktrine, pas kesaj 1000 mije vite erresire kishtare. Ne Krishterim vetem ata qe pranojne Krishtin si Zot dhe ju falen gjynahet nga gjaku i tij jane te shpetuar te tjeret jane te gjithe jo besimtar. Ne Kuran te krishtere e hebrenj konsiderohen si besimtar nje pjese e mire e tyre. Ne Kuran thuhet Le ata qe duan te besojne te besojne, dhe ata qe duan te mohojne te mohojne. Thuhet a do ti besh ti me force te besojne? (Drejtuar Profetit), thuhet Nuk ka imponim ne fe. Kjo eshte doktrine elementare per cdo myslyman. Kjo e fundit biles eshte sepse disa arab nga nje fis ne Medine Aws kishin konvertuar femijte e tyre ne hebrenj para Islamit, me pas prinderit e tyre kur u bene myslyman donin te konvertonin dhe femijte, dhe ka ardhur ky ajet i Kuranit ku urdherohet qe Nuk ka imponim me dhune ne fe. Biles Ymeri qe te thashe me siper, kur i erdhi nje murgeshe dhe kerkoji para per kishen e vete, Ymeri urdheroji ti jepej nje qese nga Thesari i Shtetit (Bait al Mal) dhe e pyeti pse sishte konvertuar ne Islam, dhe menjehere kujtoji kete ajet dhe kerkoji falje sepse ju duk sikur po i jepte leket per ta konvertuar. Kjo Adi eshte doktrine. Krishterimi ne anen tjeter imponon jo te krishtereve po e po por dhe krishtereve vete. Sic te thashe 350 vite lufte deri ne konferencen e Niceas e me pas ka qene lufte doktrinore me dhune. Kishat arabe ato Irakjene te Nineveh jane konvertuar me dhune nga Arjan ne Latin e me pas ne kohe te bizantit ne Ortodoks. Kisha nuk i hapi vendin iluminizmit, iluminizmi Evropjan erdhi dhunshem dhe u prit me dhune nga kisha duke i djegur ne turra drush, erdhi si pasoje e trashegimnise greke qe sollen arabet ne Evrope, myslymanet trashegimtaret e vertete te Greqise se Lashte (Greqia aso kohe ishte Mesdhe jo Evrope dhe eshte akoma), dhe te shkences arabe, shkencetari i pare qe njihet per metodiken moderne ne bote eshte Ibn al Haytham. Iluminizmi Evropjan ishte pikerisht thyerja e tabuve kishtare qe mbajten Evropen ne sketerre. Per Spanjen e ke absolutisht gabim, vetem lexo Antikrishtin e Nices te kuptosh cishte Spanja jo vetem per myslymanet por per boten mbare. Kercenimi abasad seshte shkak, Spanja mbeti e tille se bashku me Siciline Napolin Malten e Portugaline. E njejta bashkejetese ishte dhe ne Siri dhe ne Egjipt dhe ne Palestine qe zoteronin Abasidet. Pastaj po te ishte se bashkjetesa ishte per shkak te kercenimeve te abasideve pse e njejta bashkejetese ekzistonte ne Spanje dhe ne kohe te Umejedeve, ku nuk kishte ndonje rrezik abasid. Sepse eshte e njejta qe ka rrenjet dhe ne Shqiperi dhe ne Lindjen e Mesme ka rrenje ne doktrinen Islame. Thua qe Islami u perhap me shpate, eshte trope e perdorur nga Latinet e provuar si e pa vertete. Edward Gibbons ka nje citat “Diten kur u thye shpata e myslymaneve u konvertuan njerezit ne Islam”. Egjipti Siria dhe Palestina per djenine tende kur u mor nga myslymanet ka qendruar me shumice te krishtere pothuajse gjate gjithe perjudhes se Umejedeve, u konvertuan vetem ne kohe te Umar Ibn Abdel Aziz, kur ai hoqi taksat, ndaloji luftrat dhe shperberi padrejtesite e Umejedeve te meparshem. Njihet si Kalifi i peste i drejte pikerisht sepse ishte i tille. Ne kete kohe jane konvertuar shumica ne myslyman ne keto vende. Ne Indonezi Malajzi Singapor ska patur ndonjehere lufte, ka patur myslyman qe benin tregti keto vende sote jane myslymane. Biles ne Palestine dhe sote e kesaj dite 40% jane te krishtere. Spo e zgjat me, Kur latinet u futen ne vendet skandinave nuk dallonin dote kush ishte i krishtere e kush jo sepse ishin kulturalisht njesoj njerezit, u dha urdheri i famshem Vriji te gjithe le ti ndaj Zoti. Kjo eshte toleranca e krishtere.

  2. kaq e pat edhe i gjati, u radikalizu
    eshte nja 2vite me vonese se siria i fshiu, po s’ka gje se ky late-bloomer eshte

  3. Po nga do i kthejë sytë?

    Nga Evropa e pederastëve dhe e dekadencës që i jep çmim nobel përkrahësve të genocidëve ndaj Shqiptarëve?

    Laiciteti duket qartë që nuk funksjonon dhe ne si Shqiptar po na bojkotojnë pikërisht se jemi Myslyman. Lëre çfarë thonë me diplomaci …

    1. Po c’pune ka Europa me nje komision letraresh o Ilir? Para ca vitesh, ketij Handkes nje komision letraresh ne Gjermani i dha cmimin Schiller ne mos gaboj. Bashkia e Dyseldorfit qe duhet te bente disbursimin e lekeve e refuzoi pikerisht per arsyen se kishte mohuar gjenocidin ndaj myslimaneve. Ky eshte qendrimi i Europes. I vetmi vend i lire dhe i mire per myslimanet eshte perendimi o Ilir. Neper zgeqet e tyre te shkretetires, myslimanet therren vetem pse nuk i perkasin njerit prej 100 milion sekteve qe mbijne cdo dite. E di ti o Ilir qe ne Europe ngrihen e bien qeveri vetem nga niveli dashamiresise qe tregojne per Myslimanet. Ndiq p.sh. zgjedhjet ne Angli per te kuptuar sesi ndodh. Nuk ka deshtuar laiciteti, por ka deshtuar multikulturalizmi dhe aspak per faj te perendimit. Myslimanet me kryenecesine prej derrit qe nuk e hajne, refuzuan te integrohen qofte dhe minimalisht. Sado dashamires te jete perendimi nuk mund te mbaje njerez qe nuk duan te rrine. Le te thyejne qafen neper vrimat e mutit nga kane ardhur ata qe nuk pranojne laicitetin. Ne nuk kemi asnje arsye per t’u kthyer ne vrimen e mutit ku na mbajten me zor 500 vjet. Aq me pak se i do kari Rames per pushtet.

      1. Ne radhe te pare ne jemi vend laik , jemi mysliman europian dhe mos na ngaterro me anadollra dhe arab . Shqiperia ne vrime te miut nuk u fut keto 500 vjetet e fundit por ka 2000 e kurus vjet .
        Per bashkbisedime te tjera duhen nete te mira dimri . Secila periudhe i ka te dyja anet e medaljes.

  4. Bushat mesoju shqip gazetareve, se vetem te paragrafi i fundit ka 5 a 6 gabime drejtshkrimore. Shqipja nuk eshte si politika e Rames – ajo meriton respekt.

  5. Besoj se feja nuk ka te beje aspak. Shqiptaret jane me pak muslimane se nje pjese e mire e francezeve. Muslimanet franceze, nder ta edhe Bilal Ribery i konvertuar ne islam, i ndjekin shume me teper rregullat e islamit se sa muslimanet shqiptare. Vec kesaj, shqiptaret qe jetojne jashte vendit, sidomos ne Greqi, jane konvertuar ne te krishtere ortodokse, te detyruar ndoshta ne fillim ama jane konvertuar. Pra nuk mund te thuhet se shqiptaret jane nje popull musliman ne mazhorance. Vete ndryshimi i fese disa here, tregon se kombi shqiptar nuk eshte nje komb qe i jep rendesi teadhe fese dhe menyres se besimit ne Zot. Edhe Km eshte shqiptar dhe nik ia ka idene asnje feje. Jo vetem kaq, pot po mundohet te perdore Zotin per te mbuluar keqqeverishen. Eshte shume e thjeshte, nuk ia ka idene asnjeres nga fete (ndoshta duke perjashtuar ate hebreje). Nuk ka lexuar asgje dhe e vetmja gje e rendesishme per te eshte PR. Pra fut njerez per t’i pergatitur ato qe do te thote dhe i lexon pa ia ditur kuptimin. Ndersa pjesmarrja ne konferencen islamike (ka mjaft rilindore qe e jane kritikuar Berishen per kete), pervec qellimit kryesor per te terhequr ndihma dhe kjo dohet qe behet per pushtetin e tij dhe per te shtuar pasurite pasi jo me kot mori edhe Gjushin me vete, por ka edhe nje qellom tjeter. Don qe t’i tregoje BE-se nese ti nuk me pranon, une kam vella Erdoanin nga i cili mesoj dhe nga i cili marr ndihma. Prandaj leximi i Kuranit te shenjte, apo i Bibles, apo i Dhjates se Re, jane thjesht per t’i hedhir hi syve njerezve, qellimi eshte diku tjeter

    1. Serbia ka mbi 20 miliarde euro investime nga arabet edhe pse mbi 99% shtet ortodoks .
      Greqia ortodokse edhe pse vetem i shane arabet kur ngeli keq i inkurajonte arabet qe ti rrisin investime ne greqi . Maqedonasit po ashtu perfitojne nga rasti sa nga arabia sa nga brukseli .
      Italia dhe franca per interesat e tyre e shfrytezuan kadafin dhe te gjitha vendet arabe ne maxsimum.
      Shqiperia nuk i kalon me shume se 50 milion euro investime . Pse?
      Nese do kishte nje shtet qe duhet te perfitonte sa nga brukseli dhe sa nga bota arabe duhet te ishte shqiperiaa sepse ne jemi me fe te perziera dhe me maxhoranc myslimane . Duhet te bejme lojen tone per interesat e vendit .
      Per sa i perket asaj qe ne nderrojme fete , ky eshte edhe shkaku qe ne nuk zeme karar. Shqiptaret jane laraman . Po te lexosh historine e shqiperise do kuptosh qe ne u beme shtet vetem nga maxhoranca myslimane se ndryshe do ishim kthu ne grek e sllav . Kjo eshte e vertea , Rrofte amerika .

  6. Halli qe na gjeti e ka detyru kryeministrin te kthej koken nga islami. Se ai eshte i pafe. Se per Evropen Perendimore veshtire se do dali ndonje lek per te na ndihmuar per rindertimin e demeve nga termeti. Keshtu qe rrofte Lidhja Islamike!

  7. Me këto sjellje që bën Rama, duhet që , fillimisht, të deklarohet si ateist, duke pasur parasysh backgraundin e tij, para se të citojë kuranin apo të vërvisë neper duar tespijet. Ky nuk ka din as iman, me ato që thotë e bën. Vetëm se bëhet qesharak dhe kllouan i feve të ndryshme: herë si mysliman, herë si katolik e bektashian, por përfundon në musliman. Kjo vërteton se ai nuk njeh asnjë fe, asnjë parim, zakon apo ligj që rregullon bashkëjetesën shoqërore. Ai, nga pangopësia për pushtet , i do njerëzit të vdekur, që pastaj të lutet për ta. Tërmeti e ka bërë krejt karagjoz e dordolec. Jo se nuk ishte i tillë, por e ka shtuar dozën , siç mund të shtojë dozën e kokainës.

  8. Për hir të mbajtjes së pushtetit Rama si kamaleon (e jo si pragmatist) shkon në Vatikan e deklarohet katolik, shkon në Athinë e deklarohet ortodoks, shkon në Tel Aviv e bëhet i fesë çifute, shkon në Kinë e bëhet budist e shkon në Ankara e bëhet mysliman.
    Kështu si e ka nisur pas tërmetit, nuk është çudi që të dëgjojmë që në moshën 55 vjeçare të bëhet synet në një nga vendet e Konferencës islamike,
    Jo se ka ndonjë gjë të keqe se tek e fundit gruan e ka myslimane, po hajde e të ndjekësh televizionet shqiptare që do të bëjnë garë se kush ta pasqyrojë më gjërësisht ceremoninë e synetllikut

    1. LARAMANIZMI ESHTE VITYT I SHQIPTAREVE . MIRE QE NUK KANE SHKU AKOMA NE KINE SE DO KTHEHESHIN NE BUDISTA TE THEKUR

  9. Shteti me fukara ne bote
    ku shqiptaret dalin me tepsi ne dore.Pastaj,mjere Ai qe na ndihmon se fillon sharja ,.Ne jemi si kendezi qe kendon maje plehut.

  10. Edhe patapata edhe Adi edhe keni te drejte edhe skeni te drejte; ne fakt duhet bere diferencim mes revelimit dhe interpretimit te revelimit nga nje shoqeri apo civilizim dhe nje nga parimet e rendesishme ne islam asht nuk ka obligim ne fe dhe ne te qenit religjioz.

  11. Me urdher te salihut shpellkaret te mblidhen para gjykates per ti treguar drejtesise qe jemi gjalle,po na denuat sali anjin dhe jetmirin ne do pushtojme gjykaten,perpara shpellkare

  12. Po ca lesh feje ka ky o njerez…….As nje minute te jetes se tij,ky idiot nuk ka besuar ne zot dhe kete nuk eshte zor per ta dite edhe nje dallkauk e jo nje njeri normal.Cdo sekonde veprimi te jetes,ky paranojak e ben per sy e vemendje dhe e vetmja gje qe e beninteresant para tjereve,eshte turpi dhe idiotesia.

    1. ‘dallkaukizmi nuk mban vetem emrin e Edit, porse eshte me i gjere se kaq, ky lloj fenomeni ka nje shtrirje globale, te gjithe politikanet kudo qofshin zene ne goje Zotin, dhe gjithashtu ne emer te tij mundohen te bejne per vete masat, duke qene te tille ata behen gjithnje qesharak, ne syte e atyre pak njerezve qe arrijne ta kuptojne..

  13. Реклама в Pinterest самая эффективная по продажам http:/1541.ru для интернет магазинов, ebay, etsy, amazon

  14. Натуральный камень Мрамор, Гранит, Оникс, Траверт и тд. Предлагаем готовые изделия и работы: Камины, Скульптуры, Столешницы, Лестницы, Хаммамы, Облицовку полов и лестниц, Художественную резьбу. Гарантия 10 лет. Украина Viber/whatsapp +380972604227 Поставки в Любую страну мира

  15. Здравствуйте, мы представляем российского производителя “Мотомул Крым”.

    Минидумпер– это самоходное устройство, занимающее промежуточное положение между фронтальным погрузчиком и самосвалом. На стройке минидумперы работают в пределах одной площадки, там, где использовать фронтальный погрузчик становится не эффективно или не возможно.
    Минидумпер проезжает в дверной проем, поднимается с грузом по лестнице, проезжает по любому грунту.
    Самоходная моторизованная тележка предназначена для выполнения транспортных работ – перевозки различных грузов весом до 300 кг.
    Кроме обычных транспортных работ, Мотомул МТ-300 может работать как небольшой трактор – для этого на него можно установить, например, передний отвал бульдозерного типа.
    И наконец, в ближайшее время в Обнинске для Мотомула будет выпускаться специальный адаптер с сиденьем. Это превратит самоходный агрегат Мотомул МТ-300 в настоящий мини-трактор, способный обрабатывать (культивировать) почву на загородном участке.
    Найти нас можно по запросу в Яндексе: “Мотомул Крым”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *