• |
ide | kryesore

“Profesori i tërmeteve” tregon kur mund të ketë një tjetër shkundje të fortë

Lajme, Të fundit



Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, – tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike dhe i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit për shkak se tani po ndërtohen pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesorët e nderuar, ajo nuk u mor parasysh. Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”. /TCH



1 Comment

  1. Në respekt të madh për sizmologun e nderuar, do ti thoja se ka bërë gabim që ka dhënë deklaratën se një tërmet si ky, mund të ndodh pas një shekulli.
    Vërtetë që tërmetet ndonëse nuk parashikohen, kanë njëfarë cikli të provuar në historinë e tyre, ama ka ndodhur që edhe pas një tërmeti të fortë. të ndodhë një tërmet tjetër i fuqishëm edhe pas një viti.
    Të tilla deklarata mund të qetësojnë njerëzit e goditur nga tërmeti nga paniku, por ama mund të ndikojnë edhe në injorimin e përgatitjeve për tu përballë me ta, si nga popullata, ashtu edhe nga qeveritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *