• |
ide | kryesore

Rama e pranon vetë: të prekurit nga tërmeti nuk kanë besim tek qeveria

-Instant, Të fundit



Rama e pranon vetë se shtetasit e prekur nga tërmeti kanë pak besim tek transparenca e qeverisë. Për dy herë me radhë kryeministri duke folur në mbledhjen e komitetit të rindërtimit e ka shprehur në mënyrë të pa ndërgjegjshme këtë. Fillimisht Rama foli se ka qyetetarë mashtrues që duan të përfitojnë nga kjo situatë. Por kur Imami kontributmbledhës Elvis Naçi e ritheksoi këtë, kryeministri i ktheu: “Mirë që e thua ti se për qeverinë mendojnë se do ti shmanget përgjegjësive. Së dyti ai foli për domosdoshmërinë e atyre që kanë troje individuale me shtëpi të prishura për ti liruar ato në emër të planeve të mëdha të rindërtimit. Eshtë mirë që edhe ju të na angazhoheni këtu për të bindur banorët sepse ju jeni të besueshëm” i tha ai.

Në fakt mungesa e besimit tek qeveria po duket edhe në mbledhjen e fondeve. Ndërsa fondacioni i Elvis Naçit deklaroi sot se ka mbledhur afro 7 milionë euro Ministria e Financave që nga data 3 dhjetor ka ndërprerë publikimin e përditshëm të shifrave të donancioneve.

©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. Si mund te kete besom tek qeverija? PPP-te pa hesap dhe me kosto te 50-100 fishuar, asnjefare transparence per perdorimin e fondeve publike, asnjefare sigurie juridike, ligje qe behen vetem per te perfituar disa njerez te paracaktuar, pallavra dhe premtime boshe te parealizuara asnjehere dhe qershija mbi torte, jemi ne dore te Zotit, atehere cfare besimi mund te kene qytetaret? A ka ndonje fugs apo laliers qe mund ta shpjegoje se ku mund ta gjejne besimin qytetaret tek kjo politike ne pergjithesi dhe tek kjo qeveri ne vecanti?

  2. Do te thote qe ti ti vesh gishtin kokes ose te largohesh urgjentisht . Nje qeveri qe nuk zbaton ligjet qe ka bere vete dhe qe nuk ndeshkon shkelesit e ligjit duhet te hap krahun . Porblemi i vetem eshte se tek ne te gjitha qeverite kane bere si kane dashur .

    1. MOSZBATUESHMERIA DHE MOSNDESHKUESHMNERIA JANE KANGRENA E KETIJ VENDI .
      NDRYSHIMET RRENJESORE JANE DERMANI I VETEM I KETIJ VENDI . REVOLUCIONI ESHTE ILAÇI .

  3. Ti s ke besim tek vetja jo me populli tek ti se s di qar pellet e bertet si ai gomari plak qe esht shtrir per vdekje ik ore gomar Peqini se na i bere fimijt e pleqt me fiksime, si nuk i le te gjoret te shohin nje ore tv mo aman vetem ftyren prej ?tate te shohin te gjoret

  4. Si mund te kene besim njerezit tek ty dhe qeveria jote? A nuk ishe ti kryetar i Bashkise Tiranes qe shkelje te drejten qytetare duke i dhene leje bizneseve te ndertonin dyqane ne katet e para te pallateve (kolektivisht te privatizuara), te cilet ishin projektuar dhe ndertuar vetem per qellime banimi? Si mundet te mbrohet jeta e familjeve tona me bashkepuntore te krimit dhe politikane te korruptuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *