• |
ide | kryesore

“Rama erdhi tek shkolla dhe ne s’na pa”, Basha me banorët e vendosur në kampin e Manzës: Në këto çadra as qeni nuk rri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi vizitoi më 3 dhjetor kampin e Manzës, ku janë vendosur banorët e prekur nga tërmeti, kryetari I PD-së Lulzim Basha është rikthyer sërish në këtë vend sot. Teksa ka dëgjuar shqetësimet dhe ankesat e banorëve, Basha bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë për t’u gjetur një zgjidhje për këta qytetarë, të cilët më parë jetonin me qira.

Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes, ndërsa u duhet të jetojnë mes ujit dhe baltës nëpër çadra.

“Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë. “Kemi ngelur ne që jemi me qira”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej 2 javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen. Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit. 

Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Termeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë. Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë rë rrinë në çadra”, -u shpreh zoti Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente. Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama nuk i kishte takuar dhe kishte shkuar vetëm tek shkolla e fshatit. “Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Ka ardhë për të na parë apo për të shkolla është në rregull. Nuk erdhi fare në kamp”.- tha njëri prej banorëve. Kreu i opozitës, teksa u pohoi se banorëve se në ato çadra nuk mund të rrinte as qeni, tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës. Siç shihet edhe nga pamjet në video, dera ishte e mbyllur.



2 Comments

  1. Kur shkon ne zonat e demtuara nga termeti po luan theater politik, kur nuk shkon erdhi u fut te shkolla dhe nuk na pa.
    Cfare populli jeni?! Kurre nuk do te bejne progres per sa kohe shkoni mbas Hijenave dhe cakejve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *