• |
ide | kryesore

Rama vijon sulmin ndaj mediave, i kërkon qytetares të fikë televizorin: Është si shejtani në shtëpi

Lajme, Të fundit



Nuk ndalet sulmi i Ramës ndaj mediave. Teksa vizitoi sot një prej familjeve që tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesën në fshatin Arbanë, Rama i kërkoi të zonjës së shtëpisë që të fikte televizorin.

“Aman, fike atë se është si shejtani në shtëpi”-iu drejtua kryeministri qytetares, e cila nuk ngurroi t’i bindej fjalës së tij. Biseda vijoi më tej normalisht, por nuk munguan batutat e përhershme me pronarët e banesës së rindërtuar.

Rama akuzon mediat për përhapje të panikut dhe lajmeve të rreme gjatë ditëve të para të tërmetit apokaliptik.



4 Comments

  1. E mo k-minister ti mire e ke, TV eshte si dreqi ne shtëpi, po ti e thua kur nuk te intereson. Me vjen keq je ti ai qe ke bërë pakt me djallin dhe nuk te takon ty t’i thuash këto gjëra…. Po gjene mirë bën qe flet, me mirë vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *