• |
ide | kryesore

Sarri kritikohet nga të gjithë, por jo nga eksperti i Champions: “Rruga e duhur për Europën”

Sport



Juventus mori humbjen e parë sezonale në Olimpico, por cështja për të cilën diskutohet më shumë e për të cilën Maurizio Sarri është vënë në qendër të kritikave për mungesën e lojës së bukur të bardhezinjve, motiv edhe për të cilin u zgjodh të zëvendësonte Allegri në pankinë. Por një zë, nga ai që futbollin e kupton dhe në Europë ka ditur të triumfojë, ka dalë në mbrojtje të teknikut napoletan, duke nxitur ëndërrat e tifozëve të Juventus.

Pas kritikave për humbjen kundër Lazio, mbrojtja për Sarrin ka ardhur nga Arrigo Sacchi: “Juventus për gati një pjesë loje ka ndjekur idetë e trajnerit, e ka treguar forcë pavarësisht humbjes. Kjo është rruga e duhur për të triumfuar në Europë. Nuk bashkohem me kritikat e ashpra që u përplasën mbi Sarri e skuadrën, lojtarët duhet ta ndjekin gjithnjë teknikun dhe këtë e pashë” ka thënë ish-tekniku i Milan për La Gazzetta dello Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *