• |
ide | kryesore

Trafik kokaine nga Amerika Latine, detajet për 3 të arrestuarit nga RENEA në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup trafikantësh droge i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë të cilët trafikonin drogë të tipit kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Bergamos, operacioni i koduar “Romano2017” ka çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 18 personave, shtetas shqiptarë, afrikano veriorë e një shtetas italian.

Tre anëtarë të bandës janë arrestuar në Shqipëri falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare. Operacioni “Romano2017” ka nisur hetimet në viin 2017 e ka zbardhur se ky grup kriminal drejtohej nga shqiptarë.

Kokainë e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Hollandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal.

Bosat shqiptarë të drogës kishin marrë me qera disa apartamente në qytetin e Bergamos të cilat i përdornin për magazinim e kokainës si dhe kishin në dispozicion një park të vërtetë me automjete të modifikuara me vende të fshehta për transportimin e drogës.

Aktiviteti investigativ i antidrogës italiane ka zbardhur se gjatë procesit të hetimi kjo bandë ka trafikuar mbi 100 kg kokainë, ndërsa kanë mundur të sekuestrojnë rreth 24 kg kokainë, gjysëm kg heroinë, një pistoletë e rreth 300 mijë euro cash.

Në operacionin e sotëm morën pjesë rreth 100 trupa policorë e arrestimet u kryen në Bergamo, Brescia e Parma. Madje në komunën Pontoglio të Breshës u zbulua dhe një rafineri droge në zotërim të këtij grupi kriminal.

Në Durrës janë arrestuar:

Florenc Mema, 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Demokrat Çizmja, 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.

Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *