• |
ide | kryesore

Video/ Ngatërron numrin e tij tek zëvendësimi: Bakayoko shpërthen të qeshurat i pari

Sport, Video



Skenë komike e momente ilariteti në futbollin francez. Në minutën e 81′ të Monaco-Amiens, kur gjyqtari i katërt ngriti tabelën për zëvendësimin e numrit 14 me atë 22. Në atë cast ish-milanisti Tiemoué Bakayoko ka përshëndetur dhe duartrokitur publikun, duke u afruar në anë të fushës për zëvendësimin. Vetëm atëherë i bëjnë me shenjë që ai mban numrin 6 dhe jo më atë 14 me të cilën ka kaluar eksperiencën e tij të parë në Principatë e në aventurat me Chelsea e Milan.

Duke kuptuar gabimin, vetë lojtari ka shpërthyer në të qeshura përpara se të përshëndeste ish-interistin Keita Baldé, njeriu që ishte thirrur për tu kthyer në pankinë, për ti hapur vend shokut të tij Jean-Kévin Augustin. Video është bërë menjëherë virale e ka shkaktuar ilaritet në rrjet, por edhe mes shokëve, si Cesc Fabregas: “Vetëm Baka mund të bënte dicka të tillë – ka komentuar në Tëitter spanjolli – Nuk pushoj dot së qeshuri, të dua fort vëlla”. Ish-milanisti i është përgjigjur me tre emoji me lot gëzimi e pastaj bëri shaka: “Me jepni numërin tim 14, ju lutem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *