• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Ka lezet shkallët. Xix. Xix.

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon të trajtojë kukull kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Rama i është kthyer sërish episodit të lyerjes së shkallëve teksa vizituan këtë të hënë një prej familjeve e cila është strehuar në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke hyrë për në shtëpi, Rama ka tallur keq Veliajn duke iu drejtuar me fjalët: “I paskeni lyer muret, ëëë? Shkëlqekan muret.”

Veliaj që e ndiqte nga prapa dhe që i pëshpëriste vazhdimisht biseda për çështje që Rama nuk reagonte fare u përgjigj: “Është tjetër shkallë ajo”. Rama është kujtuar për shkallët edhe kur kanë dalë nga shtëpia. “Ah shkallët! Xix! Xix! Ka lezet!” – u tall Rama. ©LAPSI.al

Rama tallet prape me Veliajn from Lapsi.al on Vimeo.



3 Comments

  1. Jeni budallallepsur te gjithe, sikur edhe nje pordhe t’ia fusi Rama nuk humbni rastin t’a akuzoni si terorrist qe shpertheu nje bombe me telekomande.

  2. Akoma nuk e kuptuat Ramen? Duke e ditur se kuotat e tij jane shume afer zeros dhe duke ia patur friken Veliajt se e di qe ADN e kane shume te ngjashme dhe se Veliaj nuk do ta kete problem t’i fuse sterkembeshin ne momentin oportun, ia shumezoi me zero justifikimin qe Veliaj tentoi te bente te besueshem diten e diele. Shkurt, nese bie besueshmeria e Rames duhet te bjere edhe ajo e Veliajt

  3. Po cfare komentesh qe bejme dhe ne.
    Duhen psh qe a i rri mire triko e zeze e kemishe e bardhe pa mberthyer siper. Cdo dite nga nje model i ri bajat. Rri dy ore para pasqyres.
    A po i shkon apo jo mjekrra .
    As nuk e rruan fare se per cfare po vuan ky popull. Mjafton Dako me llacin e betonin me lejet e shtesat ,
    Sadri Abazi me shtesat ne Tirane e Durres e soj e sorollp mos cenohen.
    Ky shtet ka rene. Por cfare presim.
    Shqipetaret nuk bejne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *