• |
ide | kryesore

Xheisara ‘thumbon’ Jonida Maliqin, ‘Nuk i ngacmova as Romeon’

F1, Paparazzi

Xheisara Frisku, këngëtarja që u eliminua nga “Kënga Magjike” pasi një nga anëtaret e jurisë, Jonida Maliqi i ndezi dritën e kuqe nuk është mjaftuar vetëm me një shpërthim ndaj këngëtares.

E ftuar në emisionin “Thumbon”, Xheisara u shpreh se Jonida e ka kapur personale me të dhe hodhi kunja ndaj këngëtares duke u shprehur se nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live (referuar Maliqit).

Ajo e vazhdoi më tej luftën me këngëtaren teksa shton se shumë persona e kanë pyetur nëse Xheisara i ka ngacmuar të dashurin Jonidës apo jo, aktorin Romeo Veshaj. 20-vjeçarja vë gjithashtu në dukje faktin që këndon krah Aurela Gaçes, të cilën e cilëson si një divë. “Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tre vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem është Aurela Gaçe.

Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion unë dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vi të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht unë nuk kalova,”– u shpreh Frisku ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu