• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë: Po pinim që prej orës 11 të mëngjesit

Lajme, Të fundit

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit Marjus Ismailaj, në Kavajë, mbrëmjen e sotme. Xhevdet Leçini, 60-vjeç, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Leçini. Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit. /BW


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu