• |
ide | kryesore

Beyonce flet për abortet,’Qëllimi im i jetës ndryshoi’

Paparazzi, Slider

Gjatë intervistës së saj për Elle, Beyonce foli për shumë aspekte për jetës së saj dhe ndër të tjera, rrëfeu për dhimbjen që i shkaktuan abortet.

Beyonce tha se kërkimi për qëllimin e jetës u bë “shumë më i thellë” pas lindjes së vajzës së madhe, Blue Ivy. Gjatë gjithë kësaj periudhe diva e pop-it tha se mësoi sa e rëndësishme është të shohësh bukurinë e brendshme. E pyetur nëse u ndje e zhgënjyer kur s’mori disa çmime për “Lemonade” dhe “Homecoming”, Beyonce tha se kërkon nga jeta gjëra më të thella se këto pasi jeta i ka mësuar shumëçka s’dinte që i duhej.


“Suksesi për mua tani ka pamje tjetër. Mësova se në fakt dhimbja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan që duhet të isha “nëna” e vetes sime, pasi të isha nëna e dikujt tjetër.Pastaj, erdhi Blue dhe qëllimi im i jetës ndryshoi. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes u bënë edhe më të forta. Wshtë e vështirë për mua të kthehem pas. Të jem “numri një”, s’ishte më prioriteti im.”- u shpreh 38-vjeçarja.

 Ylli i pop-it shtoi se mëmësia e ka mësuar të jetë më e pjekur dhe t’i japë gjërave rëndësinë që kanë vërtetë. Kjo do të thotë që i kushton më pak kohë mënyrës se si duket dhe se e kupton mirë që “është më shumë se mjaftueshëm pavarësisht fazës që po jeton”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu