• |
ide | kryesore

Champions, ‘ethe’ për Inter e Liverpool: përcaktohen tetë skuadrat e kualifikuara

F1, Sport



Është koha të përcaktohen qartë pozitat e tetë skuadrave të para që do vazhdojnë rrugën në 1/8 e Champions League, kur të luhen ndeshjet e raundit të 6 të katër Grupeve E, F, G dhe H. Cuditërisht, kampionët në fuqi të Europës, edhe pse janë të parët rrezikojnë befasinë përballë Salzburg. Natyrisht duhet një fitore me dy gola për austriakët, që e kombinuar me fitoren e Napolit do të nxirrte jashtë garës Liverpool. Gjithësesi për të ruajtur vendin e parë, Të kuqtë me 10 pikë duhet të fitojnë, për të mos u kaluar nga Napoli që i ndjek një pikë pas.

Inter ka gjithcka në duart e tyre për kualifikimin, por misioni nuk është i lehtë: të mundësh Barcelonën e Messi e Suarez është e komplikuar edhe kur blaugrana janë të kualifikuar. Inter kalon fazën edhe me një barazim, nëse në ndeshjen tjetër Dortmund nuk fiton përballë Slavia Pragë, gjë që nuk duket e mundur, me gjermanët në kuotë të barabartë pikësh 7, që luajnë në shtëpi.

E paqartë situate në Grupin G me në lojë të katër skuadrat e me kualifikimin që do të vendoset me kombinim rezultatesh, edhe pse Benfika me 4 e ka më të komplikuar se të gjithë. Në Grupin H, Ajax është i pari, por edhe rrezikon eleminimin, kur përballë të ketë Valencian. Hollandezët me 10 pikë mund të mjaftohen edhe me barazimin, për të nxjerrë jashtë loje spanjollët e për të ruajtur vendin nga ardhja e Chelsea, që me 8 pikë, duhet të fitojë me Lille të vendit të fundit për tu kualifikuar.

NDESHJET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
18:55 Napoli ? – ? Genk
18:55 Salzburg ? – ? Liverpool
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Slavia Prague
21:00 Inter ? – ? Barcelona
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
21:00 Benfica ? – ? Zenit St. Petersburg
21:00 Lyon ? – ? RasenBallsport Leipzig
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
21:00 Ajax ? – ? Valencia
21:00 Chelsea ? – ? Lille



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *