• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus ‘zbërthehet’ në mbrojtje: De Ligt bëhet mungesa e 6-të ndaj Bajer Leverkusen

Sport



Juventus e sheh veten të zbuluar në prapavijë, përpara ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Champions League, edhe pse bardhezinjtë kanë siguruar tashmë vendin e parë në grup. Tekniku Maurizio Sarri ka humbur në momentet e fundit qendërmbrojtësin hollandez Mathijs De Ligt, një nga lojtarët më në formë të repartit.

Janë 20 të grumbulluarit e teknikut për transfertën e nesërme në Gjermani ndaj Bajer Leverkusen, raundi i fundit i grupit D të Champions League. Trajneri i Juventusit duhet të bëjë pa 20 vjecarin, që sot nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një lodhje që nuk do ta lejojë të marrë pjesë në transfertën gjermane. Qëndrojnë në Torino edhe të dëmtuarit Chiellini, Ramsey, Bentacur, Khedira dhe Douglas Costa, shto edhe Emre Çan i përjashtuar nga lista UEFA.

Ja lista e të grumbulluarve:
PORTIERË: Szsezny, Pinsoglio, Buffon
MBROJTËS: De Sciglio, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral, Gozzi
MESFUSHORË: Pjanic, Matuidi, Rabiot, Muratore, Portanova
SULMUES: Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *