• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Ramë Lala 9 orë brenda rrënojave i shpëtuar nga lavatriçja

Lajme, Të fundit



Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjendeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrënuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyre sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skënderbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmendje për gjithçka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.

“Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëherë as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjesëtarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ra të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavdërime sepse veprova me zemër”, – rrëfen Gripshi për Top Channel.

Ai nuk do e harrojë kurrë gjithçka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqendruar djalin 17-vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij./TCH

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *