• |
ide | kryesore

Festa e Juventus/ Tetë tituj radhazi nuk mjaftojnë: Agnelli e sheh “kampionatin një detyrim”

Sport



Humbja e parë sezonale dhe vendi i dytë në klasifikim djegin ende në shtëpinë e Juventus, por për festën e Krishtlindjes bardhezi, shoqëria tekniku e lojtarët janë bërë bashkë e duken të unifikuar më shumë se kurrë. Idea është vazhdimi në rrugën e ndërmarrë, pavarësisht largimit të Allegri.

Jo rastësisht në skenën e Officine Grandi Riparazioni, teatri i festës juventine, imazhi që goditi më shumë ishte përqafimi mes presidentit Agnelli e teknikut Sarri. Një gjest që tregon bashkim qëllimesh e besimi, i forcuar më pas nga fjalët e forta e të qarta. “Uria jonë është e njëjtë me tënden”, tha presidenti. “Titulli kampion është një detyrim”, ka replikuar tekniku.

“Kur këtë verë bashkë me Paratici mundoheshim të kuptonim atë që do të ishte Juventus i të ardhmes, një person na dëgjoi dhe besoi – ka shpjeguar Agnelli, duke marrë fjalën e duke i dhënë kreditet zgjedhjes së bërë për trajnerin -. “Maurizio, ka pranuar një sfidë të fortë e të vështirë, por që së bashku e dime se mund të fitojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *