Kalojnë vettingun gjyqtari i Krimeve të Rënda Klodian Kurushi si dhe prokurori i Apelit në Tiranë Genti Xholi.
Gjyqtari Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.
Ndërsa prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.
Po nuk gjete noj foto tjeter por me kete specialisten e hidocentralit
Vetem ketu ndodh o shoqe qe ti marresh nga hidocentralet e osheee-ja dhe t’i fusesh te bejne vettingun. Nejse mire se kane cfare eksperiemce te sjellin