• |
ide | kryesore

Kalojnë vettingun gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe prokurori i Apelit Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kalojnë vettingun gjyqtari i Krimeve të Rënda Klodian Kurushi si dhe prokurori i  Apelit në Tiranë Genti Xholi.

Gjyqtari Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh.

Ndërsa prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.



2 Comments

  1. Vetem ketu ndodh o shoqe qe ti marresh nga hidocentralet e osheee-ja dhe t’i fusesh te bejne vettingun. Nejse mire se kane cfare eksperiemce te sjellin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *