• |
ide | kryesore

Kryeministri i Holandës: Pro zgjerimit të BE-së, por Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave

Arkiva, Lajme, Të fundit

Holanda nuk është kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kryeministri Mark Rutte tha se beson që Shqipëria nuk është e gatshme të hapë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE dhe për sa i përket Maqedonisë së veriut, ajo është më afër këtij qëllimi,”- tha Rutte për revistën Pobjeda nga Podgorica.

Ai shtoi se disa vende janë kundër ndarjes së dy vendeve në procesin e hapjes së negociatave.

I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj vendosja e një date të caktuar për hapjen e negociatave nuk ishte qëllim në vetvete.

“Nuk kam asnjë ide dhe ky nuk është qëllimi. Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e saktë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë qëndrimi ynë,”- përfundoi Rutte.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu