• |
ide | kryesore

Partizani-Tirana në tempullin e futbollit: pranohet kërkesa e Partizanit

Sport



Derbi kryeqytetas kishte një datë, por jo një vend kur do të luhej. Tani i ka të dyja: Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë aprovimin e kompanisë që administron stadiumin e ri kombëtar, ka zyrtarizuar derbin e të premtes së 13 dhjetorit pikërisht në Air Albania. Impianti i ri, pasi ka pritur përballjen e kombëtares me kampionët e botës të Francës, do të hapë dyert tani për ndeshjen më të pritur të kampionatit, atë mes Partizanit e Tiranës.

Të kuqtë, në akord edhe me Tiranën, kishin kërkuar që sfida të luhej në stadiumin e ri, me të gjitha të ardhurat që do të shkonin në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Vetëm se në këtë projeksion, klubi i Partizanit kishte kërkuar nga administratorët e Air Albania që të shmangej pagesa e klubit për të luajtur aty, duke qenë se të ardhurat nga biletat do të shkonin për bamirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *