• |
ide | kryesore

PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

Lajme, Të fundit



Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare per t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë.

Më herët Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti.



4 Comments

  1. U keputet ne bythe! Sali Berisha , Lulzim Basha dhe sahanlepiresit e tyre ti kthejne popullit leket qe i kane vjedhur kur ishin ne pushtet!

  2. Po nuk na thate sa para keni dhuruar se dhe shuma eshte e rendesishme,ne cilin nr llogarie i keni futur keto para,se mos ja keni dhene kunatit o lulzime

  3. Si nuk ndimoje me ndonje lek salihu dhe familja kerme e berishajve,liria xeni i karmines argita e jamarberit nje familje qe nuk e di sa pasuri kane,po supermbesa si nuk shkruajti dy rreshte per keta te mjere,qe gjyshi i saj i shkatarroje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *