• |
ide | kryesore

Qeveria bllokon lejet e ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka vendosur të bllokojë të gjitha lejet e ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti. Në çdo bashki që ka dëme nga tërmeti, nuk do të pranohen aplikime të reja për leje ndërtimi.

Gjithashtu janë pezulluar edhe lejet që ishin në proces na ana e bashkive. Në këtë mënyrë qeveria ka ndaluar ndërtimin e çdo pallati apo kompleksi banimi në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Do të jepen vetëm leje ndërtimi për banesat e prekura nga tërmeti, ose leje riparimi për ndërtesat që kanë pësuar dëme.

Në një njoftim të shpërndarë nga ana e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë njoftuar aplikantët se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar pezullimi i aplikimit për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga AZHT.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *