• |
ide | kryesore

Slavia luan me psikologjinë e Dortmund, Trpisovski: “Ndryshe nga ne, Dortmund luan gjithçka”

Sport



“Të gjitha ndeshjet janë sfiduese, por çdo ndeshje është e ndryshme për shkak të tipologjive të ndryshme të kundërshtarit. Dortmund është shumë i shpejtë dhe pres një ndeshje të njëjtë si ajo në tetor në Pragë. Do të luajmë si gjithmonë. Futbolli bazohet mbi objektiva, spektatorët duan të shohin evente të mrekullueshme, lojë spektakolare dhe është saktësisht ajo që do të provojmë të bëjmë”. Këto janë fjalët e Jindrish Trpisovski, trajneri i Slavia Pragë, në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Borussia Dortmund.

“Ne i vlerësojmë fjalët e Lucien Favre (trajneri i Borussia Dortmund ndërkohë). Është një nder për të gjithë njerëzit e klubit. Është një shenjë që të tjerët janë duke e marrë seriozisht. Nëse këta gjigantë të marrin seriozisht është prova që puna që kemi nisur të bëjmë atëherë tek Slavia është e drejtë. Në ndryshim nga ne, Dortmundi luan gjithçka: nëse presioni do ta ndihmojë apo jo do të shihet në bazë të zhvillimit të ndeshjes – thotë përsëri Trpisovski – “Signal Iduna Park” është një vend magjik për mua, jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu. Mendoj se flas për të gjithë kur e them. Pavarësisht se je një trajner, një lojtar, një zyrtar, një gazetar apo një tifoz, mos prisni ta provoni tani këtë eksperiencë. Fakti që Axel Witsel nuk do të luajë është një humbje e madhe për Dortmundin. Formacioni? Kur zgjedh një formacion, nevojitet të kuptohet tipologjia e lojtarëve që do të mund t’i japin avantazh skuadrës. Forma e lojtarëve, si në garë, ashtu dhe në futboll, flet shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *