• |
ide | kryesore

Vdekja e reperit 21-vjeçar/ Policia gjen në avionin privat lëndë narkotike dhe armë

Paparazzi, Slider



Reperi amerikan Juice Wrld është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare. Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut tha se ai vdiq të dielën dhe tani mjekët kanë janë duke zbuluar shkakun e vdekjes. Se fundmi “TMZ” ka zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen e tij dhe janë shokuese. “TMZ” shkruan se në avionin ku Juice ndërroi jete, janë gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë. Policia në Chicago gjeti në avion 41 qese të mbushura me marijuanë, gjashtë shishe shurup kolle Codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 0.40, një karikator municionesh me kapacitet të lartë dhe plumba.

“TMZ” shton se para se forcat policore të kontrollonin avionin, reperi piu një grusht me kokrra Percocet, që besohet të kenë shkaktuar një mbidozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *