• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona B turpëron Inter, Ajax nga i pari eleminohet: ja tetë skuadrat e para të kualifikuara

F1, Sport, Video



Champions League ka tashmë tetë skuadra të kualifikuara për 1/8 e finaleve të kompeticionit, por mes tyre nuk është as Inter, që mjaftonte të fitonte kundër Barcelonës së të rinjve e as Ajax, që ishte i pari në Grupin H dhe kishte dy në tre rezultate në favor përballë Valencias. Vazhdojnë më tej Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, Leipzig, Lyon, Valencia e Chelsea.

Grupi E
Nuk kanë vënë asgjë në diskutim dy favoritët e grupit. Napoli, në pritje se cfarë do të ndodhte në Austri, ka shkatërruar me tregolëshin e Milik dhe penalltinë e Mertens belgët e Genk. Detyrë e thjeshtë për skuadrën e Ancelotti, në pritje të mësojë nëse do të vazhdojë të drejtojë të kaltrit, të mundte skuadrën e vendit të fundit, por përsëri vendi i parë nuk është arritur. Misioni dështoi sepse Liverpool shkoi të fitonte në Salzburg, duke bllokuar për herë të parë Haaland të vendoste emrin në listën e shënuesve në ndeshjet e grupit. Keita e Salah në dy minuta cmenduri kanë vënë përfund austriakët, që shkojnë në Europa League.

Grupi F
Inter është në Europa League. Barcellona, edhe pse me një formacion plot të rinj, e kualifikuar dhe e sigurtë për vendin e parë, fiton 2-1 në San Siro dhe të njëjtin sukses mori edhe Borussia Dortmund ndaj Slavia Praga, duke dënuar skuadrën e Antonio Conte me eleminimin nga Champions League. Zikaltrit duhet vetëm të fitonin për të avancuar më tej, por u ndëshkuan në minutën e 23 nga Perez. Inter barazoi pak para pushimit me Romelo Lukaku. Goli i 12 sezonal për belgun, në minutën e 43 me një goditje të fortë në hyrje të zonës, pas një spondi të Lautaros, që coi në ekstazë Conte, por që nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse Barcelona shënon golin e avantazhit në fundin e ndeshjes në San Siro. Në të 42′ erdhi befasia, me të djathtën kirurgjike të Ansu Fati, i sapofutur në lojë: 17 vjec e rekord i ri me golin e lojtarit më të ri në historinë e Champions.

Grupi G
Spektakël në Lyon, ku një rikuperim në pjesën e dytë i lejoi Olimpique Lyonnais të merrtë kualifikimin si e dytë e grupit, bashkë me gjermanët, që ishin të kualifikuar. Francezët shkuan në disvantazh të dy golave, në kohën kur Benfika po shkatërronte Zenit në Portugali 3-0, por pa mundur ti merrte vendin e dyte, me diferencë golash, rusëve. Lyon deri në atë moment ishte i fundit, por golat e Aouar e Depay i dhanë një pikë, që i coi francezët në 1/8.

Grupi H
Dramën e madhe e përjetoi Ajax, që shkoi një hap larg finales së edicionit të shkuar e një ndeshje larg kualifikimit si e parë në grupin H. Pikërisht tek më e bukura, hollandezët munden në shtëpi në ndeshjen e fundit nga Valencia, që i parakalon në renditje falë golit të Rodrigo. Bashkë me spanjollët shkon Chelsea në 1/8, me pikë të barabarta me spanjollët që i kishin mundur në ndeshjen direkte.Në Europa League shkon skuadra e Ten Hag, natyrisht e zhgënjyer.

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Napoli 4 – 0 Genk
Salzburg 0 – 2 Liverpool
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Borussia Dortmund 2 – 1 Slavia Prague
Inter 1 – 2 Barcelona
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Benfica 3 – 0 Zenit St. Petersburg
Lyon 2 – 2 RasenBallsport Leipzig
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Ajax 0 – 1 Valencia
Chelsea 2 – 1 Lille



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *