Barcelona shënon golin e avantazhit në fundin e ndeshjes në San Siro. Katalanasit e mbushur me lojtarë të rinj, kanë gjetur golin e dytë në minutën e 86, me një diagonale që nuk i la asnjë mundësi Handanovic. Me këtë rezultat Conte e sheh veten jashtë Champions dhe i duhet një mrekulli të shënojë dy herë në minutat e mbetura për tu kualifikuar.