• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vëllai i Saimir Grekut nxjerr blof Ramën

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama po nxjerr në ERTV edhe aktivitete të tij që ndoshta nuk është e nevojshme të transmetohen fillim mbarim për publikun. Të tilla janë vizitat në familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Rama i përdor për propagandën e tij, por në anën tjetër ato shpesh zbulojnë të vërteta të dhimbshme të realitetit jashtë ERTV-së. E tillë ishte vizita pasditen e së martës në familjen e Saimir Grekut që është strehuar në një nga banesat sociale në Shkozë. Në shtepi ishte Dorjan Greku, vëllai i viktimës i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi kryeqeveritarin.

“Jam pa punë!” – tha i riu. 

“Gjejini një punë djalit”– iu drejtua Rama shoqëruesve të tij. Nuk mungoi sqarimi i kryebashkiakut Veliaj që nxiroi të shpjegonte se Doriani prej pak kohësh ishte kthyer nga Franca. A thua se atje i riu kishte shkuar për turizëm dhe jo nga varfëria dhe papunesia ne vendin tonë. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Perkundrazi! Ne fakt, askush nga ju komunistet e daje Spiros nuk e sheh, por MBRETI KA DALE LAKURIQ ME KOHE, EDHE JASHTE VENDIT!

  1. Ku eshte bllofi ķetu? Ai eshte hapur kunder shqiptareve si paraardhesit e tij si dhe shqiptaret vete kunder vetvetes. Dhe kunder njeri tjetrit. Kt eshte trendi i 30 viteve te fundit atje.

    1. Shoku komunist i paemer, e dime qe jeni te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime(apo kjo ka ndryshuar tani?), por mos duhet te te vdese nje vella dhe te bjere termet qe te gjesh pune ne kete vend????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *