• |
ide | kryesore

Vilma Masha flet për herë të parë për shtatëzaninë

Paparazzi, Slider



Moderatorja e sportit, Vilma Masha, ishte e ftuar  në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”. Ajo është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Mirëpo, kjo është hera e parë që Vilma flet publikisht për shtatzëninë.

Më herët, moderatorja zbuloi në rrjete sociale se fëmija i saj do të jetë vajzë, ndërsa sot ka treguar se e ka ndjerë që në fillim që do të bëhej me vajzë.

“Në emisionet e mia jam përpjekur të vesh fustane të gjëra që të mos tregoja barkun. E kisha ruajtur për në stadium që ta kisha kujtim. Gjatë shtatzënisë kam qenë aktive, kam udhëtuar për hir të punës, më ka ecur mirë, nuk jam ankuar, ka qenë krejtësisht normale. Nuk kam pasur luhatje hormonale që thonë.

Bëra testin e shtatzënisë, isha me bashkëshortin, e prisja, kishim dëshirë të bëheshim me fëmijë. Kur pashë dy viza ishte shumë emocionuese, u hutova, fluks emocionesh”- ka rrëfyer Vilma sipas “Xing.al”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *