• |
ide | kryesore

Ancelotti fiton me poker, por shkarkohet: Napolin e merr “nxënësi” i tij

Sport



Aurelio De Laurentiis nuk ka humbur kohë e, pas fitores 4-0 ndaj Genk që i dorëzoi kualifikimin matematik në 1/8 e Champions League, ka vendosur që kishte ardhur moment i ndryshimit tek Napoli: shkarkimi i Carlo Ancelotti është bërë zyrtar në orën 23:38 të së martës, pak pas fitores së arritur. Tekniku, pas takimit, kishte lajmëruar një takim me presidentin për ndeshjen e të mërkurës, por në fakt të dy janë parë në hotel Vezuvi (në prezencë edhe të Giuntoli) në mbrëmjen e djeshme dhe kanë vendosur të ndahen.

Pas tensioneve të mëdha e rebelimit post-Salzburg, rezultatet në Serie A bënë pjesën e mbetur: De Laurentiis e kishte vendosur ndryshimin e trajnerit dhe majde e kishte vendosur. Do ti takojë nxënësit të tij, Gennaro Gattuso, të mundohet të drejtojë një sezon të nisur keq në kampionat e të ecë përpara në Europë. Gattuso ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysëm, për 1.5 milionë deri në qershor, afërsisht tre milionë për 2020/21.

Duke mbetur në termat ekonomikë, me shumë mundësi mes Ancelotti e De Laurentiis po kërkohet një akord, duke parë që presidenti i të kaltërve dëshiron të evitojë pagesën e të gjithë pjesës së mbetur sipas kontratës (6,5 milionë deri në qershor 2021).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *