• |
ide | kryesore

Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje

Lajme, Të fundit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe njeherë refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen  e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, tha Basha.

2 Comments

  1. O bashe o miku i te genjyerve…… Shqiperia eshte vend i ashper per te dobtit dhe shume i keq per ata qe e tregojn dobesine e tyre…. jam i sigurte qe ke qene kunder shume gjerave qe ishin keq por kaq nuk mjafton……. njerzit nuk jane ne komunist apo ballist me salen apo me nanon, imagjinoje vet…… bej nje marrveshje te mire. Nese eshte ok per ty eshte dhe per pd

  2. Vërtet qytetarët duan zgjidhje, por nuk e shpresojmë që zgjidhjen ta marrim nga rama, por prej opozitës.

    Nqs ju nuk ju duket vetja se jeni zgjidhja, më mirë lejeni politikën se nuk jeni për këtë punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu