• |
ide | kryesore

Basha tregon pse opozita heshti pas tërmetit

Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e konsideron si një bekim tërmetin dramatik të 26 nëntorit, pasi do ta përdorë për qëllimet e tij. Gjatë takimit me ish-deputetë të Partisë Demokratike, Basha theksoi se numri i viktimave nga tërmeti do të ishte më i vogël nëse do të kishte funksionuar shteti.

“Sigurisht është situatë emergjence akoma dhe mund të ketë njerëz që ta shohin këtë si keqpërdorim politik të situatës. Ka një mënyrë për ta shmangur këtë – duke bazuar çdo denoncim dhe çdo qëndrim tonin tek faktet. Kjo do të thotë që prania jonë në terren duhet shumëfishuar.

Strategjia e tij është e qartë – ky e konsideron tërmetin një bekim për të dhe do ta përdorë që të harrohet gjithçka. Në radhë të pare, të harrohen përgjegjësitë për tragjedinë e paralajmëruar te 26 mentorit në Thumanë si pasoje e mosveprimeve te qeverisë pas 21 shtatorit 2019 dhe korrikut 2018 në Thumanë.

Janë viktima të cilat nuk duhet të ishin, nëse pushteti do të kishte ushtruar minimumin e përgjegjësisë. Ne u njohëm që në fillim me këtë fakt, por vendosëm moratorium derisa të përcillet edhe viktima e fundit”, ka deklaruar Basha.



9 Comments

  1. Në një situatë të tillë kur tërmeti shkaktoi dhimbje të madhe për viktimat, shkatërimin e mijra shtëpive, apartamenteve të banimit e mijra bizneseve të vogla e të mesme, , dëmtimin e mijra mijra të tjerave , pasojë e të cilave pjesa më e madhe e shqiptarëve që banojnë në qarqet me të prekura nga ky tërmet, për një kohë të gjatë një dëm i madh është edhe demi psikollogjik, paniku e mendësia e ngulitur nga diktatura moniste etatiste, që njerëzit e shohin shpëtimin nga qeveria .
    Nuk është cinizëm po një realitet të thuash, se kjo qeveri që e kishte mbushur kupën e zullumeve, po e she këtë fatkeqësi natyrore, si një gomë shpëtimi të anijes së saj të shpuar.
    Duhet pranuar që Rama e pati “zgjuarsinë” ta shfrytëzonte deri në paturpësi ekstreme sizuatën e tërmetit, për të bërë rolin e shpëtimtarit.
    Për fatin e keq të këtij populli që pas 30 viteve të një sistemi demokratik problematik. akoma e ka të rrënjosur ndjenjën e skllavit e të adhurimit për “komandantin”, opozita u gjet në një pozitë të vështirë e të pa parashikuar, veëanërisht pasi ishte larguar nga parlamenti.
    Ndonëse në Shqipëri ka një media cilësore realiste investigative që godet me fakte keqqeverisjen ka edhe kritizerë permanentë që ndonëse e shohin ujkun përpara, përhapin edhe çoroditjen duke thërritur kapeni hajdutin duke e drejtuar gishtin në drejtimin tjetër tek opozita.
    Kam bindjen e plotë se këta lloj kritizerësh deri sharllatanë, ashtu siç e sulmojnë sot opozitën se pse “po hesht” në situatën e tërmetit, do ta sulmonin edhe më shumë ate, nëse ajo do të bënte veprime agresive ndaj qeverisë.
    Opozita për mendimin tim, me qëndrimin e saj të matur, bëri më të mirën e asaj që duhet të bënte.
    Një fuqizim i përplasjes agresive të saj ndaj qeverisë në këto kushte , do ta fuqizonte edhe më shumë propogandën mashtruese të Ramës si një “shpëtimtar” i kombit.
    Edhe përceptimi real se ai sot i ka në dorë të gjitha pushtetet, nëse do të amplifikohej akoma më shumë, tek mijra njerëz në panik e dëshpërim do të bënte efektin e kundërt.
    Shumë më efekt bëjnë në popull sot memet e karrikaturat satirike që ridikulizojnë marrëzitë e Ramës, sesa një politike opozitare agresive.
    Ajo që e bëri Ramën ta humbte fare toruan e ti shtonte dozat e marrëzive, ishte solidartiteti i shqiptarëve ndërmjet tyre, ishin ndihmat që shqiptarët nuk pranuan ti japin tek institucionet shtetërore, por tek organiatat bamirëse.
    Dëgjova ish ministrin Ahmetaj të mburej se në fondet e ndihmave shtetërore për tërmetin kishin kontribuar 6 mijë donatorë, ndonëse nuk tregoi se kush janë ata, e ndërkaq, vetëm tre organizata vullnetare bamirëse, në mënyrë transparente e të dokumentuar, sëbashku deklaruan 70 mijë donatorë.
    Pra nëse ju referohemi këtyre shifrave, del kjartë se mbi 90% e shqiptarëve nuk kanë besim tek kjo qeveri, por tek organizatat bamirëse për të dhënë vullnetarisht donacionet e tyre.
    Për opozitën tashmë me lëvizjet agresive që po bën kjo qeveri si tigri i plagosur, për të arrestuar e ndëshkuar mediat e deputetët , mendoj edhe unë se po vjen koha që opozita të dalë nga “koha e zisë” e ti tregojë dhëmbët qeverisë duke paralajmëruar organizimin e protestave,
    Edhe presidenti duhet tashmë kjartazi të rrjeshtohet hapur me opozitën ashtu siç u deklarua edhe IDU e të mos meret vetëm me Kushtetutën që kjo qeveri po e asgjëson tërësisht, edhe me qëllimin e kjartë për ta larguar ate nga presidenca.

  2. Ky si te fosse di te pjerdhe
    njelloj eshte.
    U ngrit populli dy here dhe i terhoqi prape .
    Kur se con dot nje Pune deri ne fund
    Mos i hyr fare asaj Pune.

  3. I paemer 22:48
    Asnjeri nuk “dhiset” nga Sali bajga por nga funderinat e kombit, kriminelet e pabese, injorantet e shpellave qe nuk dine te flasin dhe shkruajne as gjuhen amtare qe ai mban rreth vehtes, sikurse edhe ti je nje nga ata.

  4. O i paemer o militante i rilindjes ,perse fyen komento me argumenta .Sa per Bashen mendoje se e ka zene gjumi letargjik osé me e keqia i Kam frike ndonje marveshje te fshehet me kryeM…… Ne qoftese nuk ke shpatulla per te shporur kete qeverise qelnesirah hap krahun e leria kryesin e PD tjetrit

  5. O i paemer o militante i rilindjes ,perse fyen komento me argumenta .Sa per Bashen mendoje se e ka zene gjumi letargjik osé me e keqia i Kam frike ndonje marveshje te fshehet me kryeM…… Ne qoftese nuk ke shpatulla per te shporur kete qeverise qelnesirah hap krahun e leria kryesin e PD tjetrit

  6. Mesuesi,
    ne cilin fshat ke dhene mesim para se te dalesh ne pension?
    Jo per gje por me dukesh pak si trap. E para qe nuk di te shkruash shqip dhe e dyta, vetes ia fal ofendimet ndersa te tjereve jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *