• |
ide | kryesore

Champions/ Tetë ndeshje për vetëm dy skuadra ende të pakualifikuara

F1, Sport



Katërmbëdhjetë skuadra janë përcaktuar tashmë si të kualifikuara në 1/8 e finaleve (tetë nga mbrëmja e djeshme, gjashtë të sigurta pa u luajtur ndeshjet e fundit në katër grupet e tjera) dhe mbeten vetëm dy vende për të plotësuar 16 më të mirat e kompeticionit. E megjithatë, nuk mungojnë sfidat emocionuese edhe mes skuadrave me objektiva të arritura si Bayern-Tottenham.

PSG si e parë dhe Real Madrid në vendin e dytë i kanë zgjidhur historitë në Grupin A, ku vetëm një objektiv është në lojë mes Brugge e Galatasaray: një vend në Europa League. Belgët do të presin merengues, me një pikë më shumë se turqit, që duhet të sfidojnë parisienët në Parc des Prince

E njëjta histori kur Bayern Mynih të zbresë në fushë kundër Tottenham. Gjermanët janë të blinduar në vendin e parë me vetëm fitore dhe do të donin ta mbyllnin në këtë mënyrë. Spurs në anën tjetër kanë memorien e hidhur të 7 golave të pësuar në shtëpi, por këtë herë shkojnë me Mourinho në pankinë. Vendin në Europa League do ta luajnë në sfidën direkte Olympiacos-Zvezda me serbët që kanë dy rezultate në tre në favor, por luajnë në Greqi.

Intrigat janë të gjitha në Grupin C ku i vetmi që e ka shëtitje është Manchester City, i kualifikuar si vend i parë. Tre të tjerët janë në lojë për një vend në Champions dhe një në Europa League. Dinamo Zagreb duhet të mposhtë skuadrën e Guardiolës që vjen nga një humbje në Premier e që shpreson ta lërë pas, edhe pse vetëm për moral. Kroatët me 5 pikë duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që një gjë të tillë mos ta bëjë Shakhtar, që ka një pikë më shumë, përballë Atalantës. Italianët kanë nevojë për një fitore në transfertën e Donetsk, të kombinuar me një humbje të Dinamos për tu kualifikuar: me pak fjalë gjithcka është në lojë.

Juventus është e kualifikuar si e parë në Grupin D, e me shumë mundësi do ta ndjekë Atletico Madrid. Por Colchoneros duhet të fitojnë ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Moskë, mision jo i pamundur në Ëanda Metropolitano. Rusët janë të fundit dhe pashpresë as për zonën e Europa League, por Bayer Leverkusen po. Gjermanët shpresojnë të mundin Juventus që vjen me 6 mungesa, por duhet që Atletico të mos fitojë ndeshjen e tij, në të kundërt i mbetet vetëm ngushëllimi Europa League.

NDESHJET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
21:00 Club Brugge ? – ? Real Madrid
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Galatasaray
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
21:00 FC Bayern München ? – ? Tottenham Hotspur
21:00 Olympiacos ? – ? FK Crvena Zvezda
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
18:55 Dinamo Zagreb ? – ? Manchester City
18:55 Shakhtar Donetsk ? – ? Atalanta
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
21:00 Atletico Madrid ? – ? Lokomotiv Moscow
21:00 Bayer Leverkusen ? – ? Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *