• |
ide | kryesore

Dridhet PSG: Mbappe shënon në Champions, por nuk rinovon

Sport



Kylian Mbappé mban në ankth klubin e Paris Saint Germain. Sulmuesi dihet që është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane, por francezët besonin shumë se mund ta bindnin djaloshin e artë të qendronte nën Kullën Eiffel me një kontratë të parefuzueshme. Gjërat nuk kanë shkuar si mendonin në Paris, sepse lojtari në skadencë kontrate në verën e 2022, ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Psg.

Lajmin e ka bërë të ditur Marca dhe është një rrufe në qiell të hapur për të ardhmen e parisienëve. 20 vjecari është shndërruar tani në cështje, Thomas Tuchel ka folur edhe një ditë më parë në konferencën për shtyp e madje në ndeshjet kundër Nantes e Montpellier e ka zëvendësuar për një rendiment jo optimal. Leonardo i ka propozuar Mbappé një kontratë prej 25 milionë deri në 2025, por djaloshi ka marrë vendimin të mos rinovojë, duke i dhënë një asist Real Madrid e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *