• |
ide | kryesore

Futbollisti i Inter nën akuzë: “Palestrinat me simbole fashiste”

Sport



Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eleminimit nga Champions, në orët e fundit në rrjetet sociale ka përfunduar në shënjestër Cristiano Biraghi për shkak të palestrinave të përdorura të martën në mbrëmje gjatë Inter-Barcellona. Gjatë pjesës së parë, në fakt, mbrojtësi i krahut zikaltër është rrëzuar pas një kontrasti loje dhe telekamerat kanë inkuadruar nga afër një palestrinë, sipas së cilës ishte shkruar “Vae Victis” (Telashe për fituesit) nën një grafikë që sipas shumë personave i përket simbologjisë fashiste.

Biraghi në Instagram ka treguar disa herë një tatuazh të dukshëm në gjoks me të shkruarën “Vae Victis”, ndërsa kur ishte tek Fiorentina mbante palestrina me fraza, që sipas akuzës së shumë personave, vijnë nga retorika fashiste. E janë shumë ata që, tani, drejtojnë gishtin kundër lojtarit, që për momentin nuk ka replikuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *