• |
ide | kryesore

Ishim të paralajmëruar/ Flet sizmologu që hartoi raportin paralajmërues për TAP

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dita ka botuar sot faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL mbi aktivitetin sizmik në Shqipëri si dhe një hartë të KE.

Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar të rrudhës/çarjes që shkaktoi tërmetin e Durrësit.

Asnjë masë nuk u mor pavarësisht se paralajmërimet ishin të vijueshme.

DITA shkoi në Selanik të takonte një nga sizmologët që kanë marrë pjesë në hartimin e raportit për TAP dhe njëkohësisht një nga anëtarët e ekipit që përgatiti hartën sizmike të KE.

Spyridon Pavlidis është paleosizmolog, shef katedre dhe profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut.

Ka reputacion të lartë në Europë për studimet mbi sjelljen e tërmeteve bazuar te historiku i tyre.

Mediat greke e cituan pas tërmetit atë dhe raportin për TAP si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që po afronin në Shqipëri.

Profesor Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë.

Ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, ka qenë shumë shpesh në Shqipëri.

Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.

“Bëmë hulumtime, por prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.

Ironike apo jo?

I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.

Jemi të lirë të zgjedhim: Mund të vijojmë kështu, deri tërmetin e ardhshëm…

Më poshtë pjesa e parë e intervistës me prof.Pavlidis, marrë nga një ekip xhirimi i DITA, në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut:

/gazetadita 



3 Comments

  1. Mbas gjullurdise te there si shefa bejne! Pse sthote TAPI sa inxhiniere te paafte ka marre qe marrin rrogen kot, vetem se jane te partise!…

  2. Baba Xhikja dhe greket e “dinin per termetet” vetem. U pika mu ne budallaliqe, su morren masa se do binin termete. Termeti nuk parashikohet dhe nese e di qe do bjere cfare do tu besh pallateve te kohes se komunizmit apo te pas viteve 1990, do tu shtosh ndonje kolone ?

  3. Një gjë nuk mora vesh nga ky shkrim i Ditës.
    Përmendet TAP-i duke e lidhur me tërmetet.
    A mos e paska fajin marëveshja “kapitaliste” për TAP-in që kaloi në Shqipëri, për tërmetet që po ndodhin në bregun lindor të Adriatikut ?
    Jo po e paska fajin “Saliu” se është ai që hapi edhe tunelet e autostradave të para shqiptare.
    Po veç mijra bunkerëve që ndërtoi paranoiaku diktator, a nuk u shpua toka në kërkim të naftës e gazit deri në thellësira të mëdha, vetëm me “orientimet” e tij ?
    Po sa bunkerë nëntokësorë e tunele në shpatet e maleve u hapën gjatë kohës së diktaturës që sot shërbejnë vetëm si nevojtore ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *