• |
ide | kryesore

Kendall tregoi kush është prindi më i keq nga motrat Kardashian

Paparazzi, Slider



Nga i gjithë klani, e vetmja që s’e ka provuar ende ndjesinë e mëmësisë është Kendall dhe ndonjëherë ky fakt, përkthehet në avantazh për të.

E ftuar tek “Late Late Show”, Harry Styles i bëri pyetjen më të sikletshme dhe mori padyshim një përgjigje po aq të sikletshme. “Ti je një nga pjesëtaret e pakëta të familjes Kardashian-Jenner që s’je bërë nënë. Rendit motrat e tua, nga më e mira tek më e keqja përsa i përket prindërimit.”- e pyeti këngëtari. Fillimisht, modelja u step pak dhe për pak sekonda u duk sikur do të refuzonte të përgjigjej, por pastaj ndjeu se mund të thoshte një emër.

Për Kendall-in të gjithë motrat dhe vëllezërit e saj janë prindër të shkëlqyer, por do të veçonte në krye të listës, Rob-in si baba perfekt për vajzën e tij, Dream. Në vend të dy zgjodhi Khloe-n, pastaj Kim, Kylie-n dhe si më “të keqen”…?! Kourtney! Kourtney-i për të është në vendin e fundit përsa i përket prindërimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *