• |
ide | kryesore

Lëreni Ramën në cirkun e tij të radhës

2, Arkiva, Ide



Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra si një goditje fati për Edi Ramën. Kryeministri, i mbërthyer nga monotonia dhe pasiviteti, pa asnjë rezultat në qeverisje përveç projekteve 3D, që nuk kapërcejnë kurrë ekranin e kompjuterit, me një krizë politike që e ka gozhduar ekonominë e vendit, me një qeveri që del në punë për të mos punuar, me mbetjen në klasë në procesin e integrimit, me një listë kushtesh nga ndërkombëtarët, ku përfishet edhe dënimi i zyrtarëve të lidhur me krimin dhe që kanë vënë dorë mbi zgjedhjet, pra një kryeministër me bilancin më të errët në 30 vite pluralizëm, të cilit papritur iu dha një mundësi për t’u rishfaqur në skenë si lideri që ka në dorë fatin e shqiptarëve.

Në fakt, tërmeti erdhi si një shkarkesë elektrike për të zgjuar nga letargjia e dembelizmit dhe premtimeve boshe, kryeministrin e mplakur nga pafuqia për të qeverisur. Që në orët e para të mëngjesit, ai la përkujdesjet për mjekrën për të rrëmbyer mundësinë unikale të një protagonizmi pa kufi. Adrenalina e situatës e ka bërë të zgjohet që pa gdhirë dhe të mbajë mbledhje qeverie që në orën shtatë. Pastaj të dalë nëpër zonat e dëmtuara për t’u ofruar cirkun shëtitës viktimave të tërmetit, që përcillet live hap pas hapi në çdo ekran që mundet.

Ai përsërit pa kurrfarë vetëpërmbajtje se po të kishte ikur nga detyra, shqiptarët do t’i kishte marrë lumi. Se ai dhe vetëm ai, do t’u japë shtëpi të gjithë të dëmtuarve; se ai dhe vetëm ai ka fuqinë (ndonjëherë e përafron si rastësisht me atë të Zotit) të garantojë të ardhmen e tyre.

Eshtë e vërtetë se pikërisht në një kohë krize të plotë, tërmeti duket sikur i dha Edi Ramës, nga dështimi i qartë, një mundësi të re për të premtuar, për të marrë përsipër një projekt, pa dhënë llogari për të tjerat që mbetën veç në letër. Këtë rast për të rinovuar veten kryeministri e kapi në ajër. Ai fshiu nga daljet publike çdo figurë tjetër që mund t’i bënte hije në protagonizëm. Në qendër është ai dhe vetëm ai. Madje dhe reputacionin e Erjon Velisë, kur një fëmijë i pafajshëm e ngatërroi me të, e eleminoi me një të rënë me furçë me bojë.

E goditur nga performancat shpesh të çartura të kryeministrit (u flet qenve, ngre në ajër fëmijë të traumatizuar nga tërmeti, u nxjerr gishtin e mesit të rinjve që e kundërshtojnë, lëshon pasthirrma të çuditshme apo përdor të sëmurë mentalë për të bërë gallatë) një pjesë e opinionit publik po shpreh pakanqësi ndaj opozitës që nuk po përpiqet t’i vërë fre këtij populizmi pa cak të Edi Ramës. Edhe kjo gjë shihet si një lloj triumfi i protagonizmit të kryeministrit.

Dhe po t’u shtosh këtyre elementëve edhe thashethemet për sondazhe që nuk ndalen së rrituri në preferenca për Ramën, ngjan vërtet se tërmeti erdhi si një bekim për një kryeministër të dorëzuar në pafuqinë e tij.

E megjithatë, ky fenomen i rizgjimit të Edi Ramës, nuk do të zgjasë më shumë se sa populizmat e tjera të tij. Shumë shpejt do të shkojë koha e cirkut dhe do të vijë ajo e menaxhimit, ku ai di të shkëlqejë me paaftësinë personale dhe abuzimin e organizatës që përfaqëson. Do trokasë ora e punëve konkrete dhe jo e dialogut me qentë e Kasharit. Do kërkohen bilance dhe rezultate konkrete, të cilat një njeri që nuk arriti t’i ketë në 6 vjet nuk mund t’i prodhojë në 6 muaj. Populizmi, shfaqjet teatrale me legalizimet, premtimet për rilindje urbane apo përbetimet se në kto vjet u bë shtet sa në 26 vite bashkë, janë shkërrmoqur si betoni i Durrësit. Edi Rama nuk mund të rishpikë një fabul të re për sa kohë që po shfaqet i njëjti edhe përgjatë kësaj krize humanitare që po kalon vendi.

Prandaj kryeministri duhet lënë ta çojë deri në fund edhe shfaqjen e radhës. Përballë tij, opozita ka mundësinë të krijojë diferencën edhe pa bërë gjë fare. Mjafton të jetë normale. Nën bomardimin e sëmurë mediatik të Edi Ramës ajo që bie më shumë në sy është nevoja për të patur politikanë normalë. Që nuk takojnë Ronaldon dhe as “vdesin” për gratë e Laçit, por që sillen si njerëz seriozë për përgjegjësitë e tyre. Tërmeti e shkundi vërtetë Edi Ramën, por mund t’i ketë shkundur edhe shqiptarët për të kuptuar më në fund se cirku i fjalëve dhe i batutave i ka sjellë sot në gjendjen ku janë.



19 Comments

  1. Gerdalla duhet lidhur se po cmend nje popull te tere, ky lloj specje km duhet ndalur sa me pare pasi edhe qent s po i le te qet e jo me njerezit hallexhinje.

  2. Kur ra harrikejni Katrina ne usa te njejten gje beri dhe Presidenti Bush,ca foto me fukarenjte,ca foto me femije ,ca fote me traktor dhe iku,.Eshte me se normale qe cdo burre shteti duhet ti japi kurajo popullit te demtuar duke i ngritur moralin.Kur vershoi buna disa vjet me pare Berisha dhe Topalli shkuan ne Shkoder me cizme ,u futen ne uje deri ne mes,premtuan demshperblime(qe si dhane kurre) dolen ca foto me kalamaj dhe gra,mbajten nga nje falim koti dhe iken.Rama nuk i shpeton dot kesaj”reklame” aq me teper qe e ka edhe qejf biles Meta qe nuk ka asnje rol na del si Kryehero i situates biles edhe si astrolog i shtetit.Keto jane njelloj ne kete shtet leshi.
    Tek Shkullaku nen jastek/mund te gjesh nje cope byrek…Ky shkullaku zhele-zhele/kaperceu mbi nje dele.

    1. (Bravo Mero, po s’e paske kap’ komentin e pare…..s’ka sudllaqe me dopio patate sonte nga CendriFuga)

    2. Të bukur krahasim ke bërë . Paske krahasuar presidendin amerikan Bush, me këtë palloshin tonë.
      Ke krahasuar Berishën për përmbytjet e gjithë Shkodrës e Lezhës, ku nga mobilizimi i qeverisë nuk pati asnjë viktime, me tërmetin e 26 nëntorit që pati 51 viktima.
      Kurse për nga stili për të sharë gazetarin Shkullaku në mënyrën më idiote e primitive, me “jastek, byrrek, zhele e dele” je treguar një kopje e shëmtuar e Ramës.

  3. Eshte epike ajo fraza te filmi THE GLADIATOR, ku Maximus i drejtohet Perandorit qe po e provokon tek arena:
    “Time for honouring yourself will soon be at an end, Highness!”
    (Koha per t’i thurur levdata vetes do te mbaroje shpejt)

    1. Mire e ke ti, por kur skenaristi ia vuri ne goje e dinte qe do i mbaronte koha se e kishte shkruar vete. Pastaj Maksimusi e pagoi me koke fundin e perandorit. Ne boten reale, me keto qe kemi verdalle, Rama mund t’i thuri lavde vetes gjithe jeten pa e care koken.

    2. Keto fjale kan kuptim kur ja thua nje trimi apo atyre qe te kuptojne .
      Ketu e kane marre ne dore kriminelet dhe injorantet . Eshte njesoj sikur tu flasesh kinezçe.
      Ky vend po drejtohet nga keta “njerez” .

  4. Qe ne momentin qe thua se opozita duhet te beje sjellje “normale”, pa dashje ke pranuar qe Rama fitoi sepse ai kete donte te tregonte, pra qe ne Shqiperi mund te behet politike normalisht kur kjo s’eshte e vertete.

    1. ehu keta vazhdojne merren me bashen…bashen e ka kap evropa e ka fut ne xhep prandaj ben sikur sapo ka bere ujdi 1 bilion dollareshe me te ndjerin steve jobs ( qe ne te verte sdo tja hidhte ndonjehere qyrret as edhe per nja 3 shekuj te tjere )…basha tall karin thote eshte emergjence, madje thote hajde ti bejme gjerat sebashku….kuton ti

  5. Shkullak e shpartallove Ramen fare,sa qime bythe eshte pesha jote.Basha ka frike se hyn ne burg dhe medemek rri larg se mos e ha nga mbrapa(kaq lluqe eshte) dhe na jep direktiva qe :numeroni te vdekurit,numeroni te plagosurit dhe numerimi fillin nga njeshin dhe pastaj shkon ne vilen e re qe mori rishtaz sepse pallatit te tij i kishte rene pak suvaja nga termeti i shtatorit.Edhe Meta edhe Basha japin direktiva se si topi eshte i rrumbullaket dhe asnje nuk ka marre ne keshtjellat e te tyre qofte nje jevg fukara.
    Saliu kur iku nga shteti i la Rames 50 kg groshe si rezerve shteterore,kurse tani kendon si “trim i virgjer”.Jepi Shkullak se me ty Rama edhe 10 vjet ne fuqi pa hequr nje qime sume.

    1. Nje pyetje kisha per ideologun ripjelles qe ne 3 fjali, perdor 7 here fjalen bythe. Deformim profesional besoj! A vlejne me shume 50 kile groshe te Saliut, apo qeni i kerkimit prej 1.1 milione Eur qe nuk ekzistonte?

  6. “E goditur nga performancat shpesh të çartura të kryeministrit (u flet qenve, ngre në ajër fëmijë të traumatizuar nga tërmeti, u nxjerr gishtin e mesit të rinjve që e kundërshtojnë, lëshon pasthirrma të çuditshme apo përdor të sëmurë mentalë për të bërë gallatë)”

    E bukur Shkullak. Per mua skemi pse e fusim fare opoziten si pjese te ekuacjonit, sepse dhe po te jete dhe po mos jete nuk besoj se ndryshonte gje ashtu sic e ka faktuar tashme koha. Perqendrimi duhet te jete tek pushteti dhe si te para pergatitemi per marrezira te tjera, ne vitet qe vine. I kam ndjekur videot ne ERTV kur kam mundur, dhe duket qarte nje trend i frikshem, ky po mer permasa te nje megallomaniaku rreal. Deri dje mendohej dicka e tille sote them eshte rrealitet. Ulet jep shtepi falas, jep keshilla teologjike, jep diagnoze semundjesh, jep keshille psikologjie, ben shkese martesash, ndan burre e grua, i bashkon prape etj etj, dhe populli e gjemon sa marin vesh qe po vjen ne fshat, grumbullohen turma turma e kush ti dali perpara ti shtroj hallet i pari, dhe pa nje pa dy ja u zgjidh aty ne vend. Te gjitha keto jane te mira po ta kishim zgjedhur si Shaman, apo si krye peshkop, ce do qe e kemi zgjedhur si kryeminister te nje shteti qe do donim ta shihnim serjoz. Kam nje shprese vetem, qe nepermjet kesaj rrjedhje pa fund estrade te pikoj dicka materjale per fakiret qe e shohin ne drite te syrit.

  7. Po ik mo Shkullak se kur ben edhe ti si analist,nje cope katunar me çizme,te vjen per te vjelle,ah se harrova,ça u be me revolucionin aq te trumbetuar nga ty dhe disa anal-ista te tjere,pse tani i kerkon opozites te mos beje asgje,çne ky ndryshim radikal nga thirrjet per lufte ne ndejtje si spektator duke pritur veteshkarkimin e Rames????!!!!

  8. shqiptaret e shkrete, eshte e thene vetem te vuajme, te mos shohim kurre nje dite te bardhe. Pse mor derdimene nuk e kuptoni se nuk duhet te luftojme njeri tjatrin. Sikur te keshem nje cike me teper tru, do na kishin zili gjithe dynjaja. Gjynah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *