• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori me famë botërore

Paparazzi, Slider



Aktori i njohur  Philip McKeon, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas luftës së gjatë me një sëmundje që nuk është  bërë ende e ditur.Ai vdiq në moshën 55-vjeçare në Teksas ndërsa lajmin e bëri të ditur për mediat një zëdhënës i tij.

“Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Phil. Sensi i tij i mrekullueshëm i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë”, shkroi ai.

Philip McKeon është bërë i njohur për publikun nëpërmjet disa roleve ku më i suksesshmi është ai në filmin “Alice”.

McKeon gjithashtu ka punuar në stacionin radiofonik të Los Angeles ‘KFWB News 98’ për 10 vjet. Ai më vonë u transferua në Wimberly Texas, për të qenë më afër familjes dhe vitet e fundit u fokusua në punën në radio, duke u larguar nga kinematografia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *