• |
ide | kryesore

Parrulla, pështyrje e të shtyra: mes Depay e tifozit plas sherri

Sport, Video



Edhe kualifikimi i pashpresuar në 1/8 e Champions League nuk ka mjaftuar të qetësojë klimën në kampin e Lyone. Pas rikuperimit fantastik të francezëve ndaj Leipzig, ka shpërthyer një rrahje e vërtetë mes lojtarëve e tifozëve të klubit francez, me kapitenin Memphis Depay protagonist absolut. Sulmuesi hollandez, sapo ka vënë re tifozin që hyri në fushë me një parrullë për të kontestuar Marcelo, është vërsulur menjëherë drejt tij, duke detyruar steëard të ndërhynin në kohën kur lojtarët e tjerë shpejtuan të ndalonin kapitenin e tyre.

Depay, autor i golit deciziv për kualifikimin, nuk e ka pëlqyer aspak që shoku i tij të kontestohej (Marcelo ka një konflikt të hapur me ultras për shkak të një grindje me një tifoz në kthimin nga Lisbona pas ndeshjes së humbur 2-1 me Benfikën) e kur ka parë tifozin me parrullë që ftonte brazilianin të largohet, është nisur nga mesi i fushës për tia hequr nga duart. Në fund të ndeshjes hollandezi ka lëshuar akuza të forta kundër tifozëve, duke kërkuar ndërhyrjen e klubit: “Na pështynë në fytyrë, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Jam i tërbuar – ka thënë gati në lot nga mërzia – U kualifikuam duke dhënë gjithcka. E dinim rëndësinë e ndeshjes, por ishte e vështirë të dishj që një nga tanët është në konflikt me tifozët. Duhet të kontrolloj veten sepse nuk dua të reagoj si bëja dikur”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *