Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka njoftuar mediat se ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK’së, Isa Mustafës. As pas këtij takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy subjekteve që po bisedojnë për formim të Qeverisë.
Mustafa tha vetëm se liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, pa treguar se cilat janë mosmarrëveshjet që edhe më tutje po pengojnë formimin e koalicionit.
Ndërkaq edhe Vetëvendosje ka dalë me një njoftim të shkurtër, ku thotë se Mustafa e Kurti u morën vesh për intensifikim takimesh, për cdo ditë.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV’së./Express/
Do shpikni rroten
E zu halli VV me kte.
Dhitja shko ne zgjedhje te parakoheshm
Papergjegjeshmeri politike. Vakumet institucionale ne Kosove e dobesojne ate. Zgjedhje te reja eshte nje variant aspak i dobishem per Kosoven. Vonesa ne formimin e qeverise i dobesojne besueshmerite e popullit te kosoves per VV dhe LDK
Po ju shpellkaret na e lavderuat kete albinin si politikan qe mendon per popullin dhe jo per vete,kaluan dy muaj por pordhet e medhaja grisin breket e albinit
Populli I Kosoves Albinin do, por jane mjeshtrat e medhenj te gjeopolitikes nga prapa qe luajne fijet dhe nuk e duan Albinin. Me gjasa mund do ti thone Mustafes te bej marreveshje dhe ta lene 1 vit te drejtoje Albini per ta diskretituar ne popull duke ja prere te gjitha rruget dhe pastaj ta cojne Kosoven prape ne zgjedhje te parakohshme. Se po e lane te futet ne zgjedhje te parakohshme tani Albini do te marri me shume vota sesa ka.