• |
ide | kryesore

Pezullohen lejet e ndërtimit në qarqet Tiranë, Durrës e Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Qeveria ka vendosur të pezullojë për një afat të pacaktuar lejet e ndërtimit në qarqet  Tiranë, Durrës dhe Lezhë, qarqet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Njoftimi për këtë vendim u bë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, e cila shkruan:


“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor […] ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë.”

Bashkitë që preken nga ky vendim janë: Tirana, Durrësi, Lezha, Vora, Shijaku, Kruja, Kavaja, Kamza dhe Kurbini.

Deri në një vendim të dytë, në këto qarqe qytetarët mund të aplikojnë vetëm për të marrë leje për riparime dhe restaurime.

Sipas të dhënave të Revistës Monitor, gjatë 9 muajve të 2019-ës, Bashkia Tiranë kishte dhënë 60 për qind më shumë leje ndërtimi krahasuar më 9 mujorin e 2018-ës, dhe 3-fish më shumë krahasuar me 9-mujorin e 2017-ës.

Në total, në periudhën janar-shtator 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet është 1.3 milionë metra katrorë.

Në tremujorin korrik-shtator 2019, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet është 557 mijë metra katrorë, ose sa 81 për qind e së gjithë sipërfaqes së dhënë në vend, duke shënuar një nivel rekord të viteve të fundit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu