• |
ide | kryesore

Tallja për Lukakun vjen nga Manchester United: “Mirë se erdhe në Europa League”

Sport



Eleminimi nga Champions, i mundur nga Barcelona e të rinjve, mund të mos jetë vuajtje e mjaftueshme për Romelu Lukaku, që duhet të durojë tani edhe pickimet tallëse të ish-shokëve të skuadrës. Ndoshta belgu nuk duhet të jetë ndarë mirë me disa nga lojtarët e Manchester United e prova vjen nga postimi i Luke Shaw, mbrojtësi i krahut të Red Devils, që ka provokuar sulmuesin e Inter në Twitter.

Duke komentuar një foto të Lukaku me fanellën e Inter, me të shkruarën Champions League, Shaë ka ironizuar duke komentuar poshtë: “Mirë se erdhe”, me referimin e qartë për Europa League. Manchester United, në fakt, luan në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia e, pas humbjes kundër Barcellona, edhe Inter ka zbritur aty, për të vazhduar sezonin europian.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *