• |
ide | kryesore

Tërmeti, Rama jep dekorata për ambasadorët dhe regon çfarë do t’i thotë Zahos për SHBA-në dhe BE-në

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të falënderuar ambasadorët e vendeve të huaja në vendin tonë për ndihmën që shtetet e tyre dhanë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë takimit me ambasadorët, Rama tregoi se çfarë do ti thotë djalit të tij 5-vjeçar, Zahos kur të rritet, kur ky i fundit ta pyesë mbi SHBA-në dhe Bashkimin e Europian.

Kryeministri vuri në pah se si shtetet lanë pas ndasitë dhe përplasjet politike për tu bërë bashkë dhe për të ndihmuar Shqipërinë në ditët më të vështira të saj.

“Por njësoj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Unë nuk kam ndërmend ti publikoj mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkivë.

Por mesazhin e Leylas e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5-vjeç, sot Zaho, të rritet dhe pak të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, unë do ti lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër me siguri do vijë dita kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do ti tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit në mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat me plot kuptimin e fjalës të atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme, që flisnin gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare.

Vërtet do të jetë shumë më e lehtë hyrja në historinë në marrëdhëniet me fqinjët rreth e rrotull nesh duke ja nisur jo nga ngatërresa politike apo keqkuptimet historike por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas pothuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim-shpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të kërkues-shpëtuesve nga Kosova apo Serbia për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes njerëz të zakonshëm të këtij vendi.

Ishte e gjitha një mrekulli, me kalorësit e kërkim shpëtimit italian që gjithë përkushtim krahas atyre turq, i rrethuan gërmadhat e kthyera në kështjella të vdekjes dhe nxorën prej tyre jetë shqiptare.

Po për vëllezërit dhe motrat tona në uniformë nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar efourinë e rrahjeve të zemrës së mbarë Kosovës gjithçka që u reflektua në gjithë operacionin e tyre të paharrueshëm.”

17 Comments

  1. Me kujtohet nje barcolete e viteve te vobekta para ’90-es, ku nje femije fukara shprehej “shyqyr qe me beri zoti djale, se kam me cfare te luaj”!
    Lum ne sot per ty O Lider Mbaretermetar, qe kemi me se te merremi!

  2. Italianet evropianet dhe sorosianet qe vazhdojne i thone, vazhdo keshtu, asnkeri nuk duhet ta marre vesh te verteten, nderkohe leshojme nja ca militant mediatik te te sulmojne per sy e faqe. Vazhdoni mendoni per bashen vazhdoni.

      1. Evropa mi ka heq te drejtat o fisqir. Cfardolloj te drejte te mundur qe mund te kete nje person normal. Ma ka bere jeten tirani. Hik te partia tani rracqir

        1. Shshshstttt..se je duke lypur buke, bukeshkale…te fala bukurosheve qe ke ne shtepi grua nene motra…ato e fitojne buken me djersen e….

  3. Hahahahahahaha bythqir ordiner do behet dhe Zaho si puna jote. Foli edhe per konferencen islamike, Erdoganin, dhe si po mundohesh te mos kesh sanksione nga USA

  4. O kar me zile 51 shqiptar dhan shirt nen grmadha se kan ne krye nje idiot dhe germadh si puna jote lepiju bythen ambasadoreve se do ishe zbythur me kohe o Loqe plak

  5. Se cfare do t’i thuash ti Zalos a Qazos tend, ne nuk na intereson fare. Persa i perket sh.b.a dhe b.e, falenderoi sa te duash, ne emer te sateme apo te tyteti por jo ne emer te shqiptareve.

  6. zahos tregoi te verteten se je ngjizur me mut stalini e shurr milladini,pordh enveri e fend mugoshe,ndaj ke dalur kaq qelbesir.

  7. Po ca ndihme te dha BE dhe SHBA o te qifte KIna robt. Falenderimi me i madh duhet te jete per Ksoven, Rumanine e Italine qe tu gjenden menjhere. U be dhe ky si puna Sales qe tha kur isha i vogel me ka fol baba per Kuwajtin. Mire do ishte ti thoshe Zahos ate punen e Gregut qe akuzove babane dhe ish gruan e pare

      1. Italia, Grezia dhe Rumania jane vende te BE por kane ardhe me famurin e tyre kombetar jo me ate te BE, ndaj levdatat ndaj BE-se ne kete rast jane te kota ose jane servilizem rilindje.

  8. Emu ne BE eshte dhe Gjermania e plot shtete por nuk e can trapin shume bile dhe deklaratat e rasti i bene mbas 5 ditesh, prandaj mirenjohja ka emer te pervecem dhe jo te pergjithshem. Smund ti fusesh te gjithe ne nje thes thjesht per servilizem politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu