• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë sjellin fonde për rindërtimin, flet Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka pritur sot përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë për të ndihmuar në rindërtimin e banesave për familjet dhe qytetarët e prekur nga tërmeti. Rama i ka falënderuar për gjithçka që kanë bërë dhe deklaroi se ky është momenti ku kemi mundësi të bëhemi më të fortë.

“Unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, të Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë dhe së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Sot më njohën me përpjekjen e tyre dhe dëshirën e madhe për të kontribuuar duke bashkuar fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit.

Unë i falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu.

Ndajmë së bashku dhe kënaqësinë që në këtë moment dramatik për Shqipërinë dhe të vështirë për shumë familje, shqiptarët kudo janë solidarizuar, kanë treguar një shpirt përkatësie nga Kosova, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi, pastaj në gjithë Europë, në SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve. 

Më vjen shumë mirë që kemi qenë në një mendje që ky është një moment ku kemi mundësinë të bëhemi më të fortë dhe të dalim më të fortë se ç’ishim para tërmetit”, deklaroi Rama.

Ai përmendi shkrimet e shenjta duke i dhënë një interpretim fetar tërmetit dhe foli për një bashkim në këto momente.

“Dikush nga miqtë ka sjellë shembullin e Shkupit, i cili pasi u godit rëndë nga tërmeti në 1963 pati një moment të ri inspirimi dhe rimëkëmbje ashtu sikundër kemi diskutuar dhe për disa fjalë të shenjta në të cilat njëra thotë se Zoti e dërgon tërmetin për t’iu dhënë mundësi njerëzve të pastrohen dhe të pendohen edhe pse pendesa nuk është karakteristikë kryesore e jona në përgjithësi por pa diskutim që ky është një moment ku ne do të bashkojmë forcat dhe unë kam shumë besim që myslimanë e të krishterë, njerëz që shkojnë në kisha dhe xhamia apo që si puna ime që i lexojnë fjalët e shenjta si pasuri e njerëzimit dhe jo domosdoshmërisht si njerëz që kërkojnë ndërmjetësimin e priftit apo të hoxhës për të pasur një komunikim të brendshëm me ato yjet që janë larg dhe që tregojnë shumë gjëra por edhe kanë shumë mister të mund të jenë bashkë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e unioneve të besimtarëve myslimanë dhanë një mesazh të fortë për shqiptarët.  “Nuk jeni vetëm, jemi ne me ju. Janë vëllezërit e motrat tuaja kudo që janë. Ne ndihemi dhe jemi afër jush”, ishte mesazhi i tyre.



4 Comments

  1. PO KY MOS TE SAROLLATET NJE HER KETEJ E NJE HERE ANDEJ NJEHER ME KATOLIK SE PAPA E NJEHER ME BESIMTARE SE KLERIKET MYSLIMAN .
    KY TE THOTE SA E KA FONDIN QEVERIA MOS TE BEJE DEMAGOGJ TE BASHKOJME PARAT E E TE RINDERTOJME PALLAVRAT E TIJ ME KE I BASHKOJNE PARAT ME QEVERIN PO SA PARA JEP QEVERIA POSTAJ TI BASHKOJME
    POR KY PALACO THOT TE MARRIM PARAT E TE PASURVE DHE TE JUA JAPIM TE VARFERVE PO TE TIJAT FAMILJARE PERSONALE QEVERITARE SA E KA FONDIN PER RINDERTIMIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *