• |
ide | kryesore

Valentin Veizi kompozitor i kolonës zanore të “I Love Tropoja”

Paparazzi, Slider



Para dy ditësh u publikua traileri i filmit “I love Tropoja”, nga Ermal Mamaqi. Filmi pritet të dalë me datë 29 Janar dhe premiera do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në film luan një kast i mrekullueshëm aktorësh dhe së fundmi Ermali ka zbuluar se kush fshihet pas kolonës zanore të ‘I love tropoja’. Emri është një surprizë e vërtetë! Përmes një postimi të bërë në Instagram, Ermali ka treguar se i madhi Valentin Veizi, ka kompozuar muzikën e filmit dhe se për të ka qenë ëndërr të punonte krah emrave që kanë vënë shtyllën në muzikën shqiptare, ama kurrë nuk e kishte menduar se një ndër kompozitorët më të shquar, do ishte pjesë e filmit të tij.

Valentin Veizi është një ndër kompozitorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme dhe ka prezantuar Shqipërinë në disa veprimtari ndërkombëtare. Veizi ka fituar vendin e dytë në Festivalin e Këngës me “Erdhi Pranvera” në vitin 1996; në vitin 1998 ka fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar “Discovery ’98” në Vrana të Bullgarisë, dhe vendin e dytë në konkurrimin tjetër “Voice of Asia”. Po ashtu ai ka kompozuar këngët e Elsa Lilës me të cilat fitoi per 2 vite rresht festivalin e RTSH-së ne vitet 1996 dhe 1997.

Ermali ka publikuar një foto ku shihet prane Veizit, i cili është afër pianos, dhe ka njoftuar se rregullimet e fundit për muzikën e ‘I love Tropoja’ kanë mbaruar.

“Të punoj me emrat që kanë vënë shtyllat në muzikën shqiptare ka qënë një ëndërr për mua që kur isha në Liceun Artistik. Ama që I Madhi Valentin Veizi, të kompozonte një nga veprat e tij sinfonike më të arrira për filmin tim,kjo është edhe tani që po shkruaj e pabesueshme. Sapo mbaruam rregullimet e fundit për muzikën e filmit I Love Tropoja. Jam i nderuar, i prekur dhe i bekuar nga notat e tua mjeshtër”, shkruan Ermali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *