• |
ide | kryesore

Akademikët kundër ligjit të qeverisë për mediat online: Ligj fashist dhe injorant, i shërben Ramës

Lajme, Të fundit



Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku ka folur me tone të ashpra në komisioin e Medias, lidhur me ligjin e ri të përgatitur nga qeveria për mediat online. Në këtë seancë dëgjimore ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të gazetarisë si Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela. Kritikat dhe tonet e forta të Markut ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, kanë bërë që ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro të braktisë sallën e komisionit të Medias.

“Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon. Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela debatuan edhe me disa deputetë të opozitës së re, kur iu drejtuan atyre se nuk i njohin si përfaqësues të popullit gjë e cila solli irritimin e këtyre të fundit.

Nga ana tjetër, socialisti Musa Ulqini kritikoi të ftuarit se ata po tejkalojnë lirinë e tyre si të ftuar në komision, duke fyer deputetët. Në këtë moment përfaqësuesit e gazetarisë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela u larguan nga komisioni.



6 Comments

  1. Analfabetet po na nxjerrin ligjin -anti -shpifje-.Kete do e votojne edhe -muzhiket e listes -qe nuk dine te artikulojne dy fjale.

  2. Lere se cfare grupi deputetesh jane, si nje grup pulash qe as mendojne,as flasin, as e ngrijne zerin perpara Skenderbeut tyre, por qe as nuk dine te ndertojne strukturen e nje dispozite ligjore, ec e merre vesh se cfare kemi ne krye te hierarkise se ligjvenesve, Shkrimin e Shtypur, apo shtypin e shkruar. Kjo tregon se ky projekt ligj demode, nuk eshte kopjuar, pra nuk eshte plagjiature, sepse te pakten ne Europe nuk ka te tille, por besoj se dhe ne Rusi apo Turqi nuk ka tamam te tille, ose nuk e dine mire rusishten e turqishten, dhe nga “translate” qe i kane bere pjeses pershkruese te dispozites e ka nxjerr gabim ” shkrim i shtypur”. Lum partia qe ju ka, e medet per kete popull qe ju mba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *