• |
ide | kryesore

Behgjet Pacolli njofton ndërtimin e kompleksit “Thumana” për familjet e prekura nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Minsitri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjesë godinave që janë dëmtuar nga tërmeti.

Me anë të disa fotove në Facebook, Pacolli shkruan se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë. Ai shton se tani është çdo gjë gati për ndërtim dhe kompleksi do financohet nga familja e tij.

“Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.

Siç shihet dhe nga fotot e projektit, ky kompleks do jetë teper modern, pasi nuk mungon shatërvani, vendi për çlodhjen, por dhe gjelbërimi e vend parkimi për makinat.



7 Comments

  1. HALLALL I NDERUARI BEHGJET PACOLLI DHE ZOTI TI SHTOFTE PASURITE ! JE I VECANTE JO SI KETA BYTHGRISURIT E QEVERISE SONE QE VEC GRABISIN PARATE TONA DHE KONVERTOHEN NE PASUNARE ME PARA TE GRABITURA. DHE NUK JAPIN ASNJE KACIDHE PER FATKEQESI. AS RAMEN AS ILIR METEN AS SALI BIRISHAM AS FATOS NANO MENDER GANGSTERI E KOMPANI NUK KANE DHENE NJE QINDARKE. RESPEKT PER TY DHE FAMILJEN TENDE Z. PACOLLI !

  2. Sikur te ishte ndertuar ne kete menyre ne gjithe vendin, sa bukur do ishte! Por kur ke krykes gjithandej, qe ndertojne pallate 13-14 kateshe, vt. E zbrazen gjithe vendin, dhe mbushen Tiranen e Durresin!

  3. E lus Zotin te jet e vertet.o Pacoll.ne shum raste ke qen i deshtuar,ti paguaj puntort e firmes qe punojn per ty.te as gje s’ke bo per fshatin e lindjes Marec.mos harro sa fis i madh jeni ju Pacollt e Marecit.ta marr vesh mir ky popull sa vota ke marr nga fisi Pacolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *