• |
ide | kryesore

Brad Pitt mbetet vetëm, festat pa familjen

Paparazzi, Slider



Festat e funditvitit, janë pas dere, që do të thotë ~ bëhuni gati për darkat e sikletshme familjare! Fatkeqësisht, kaq të parehatshme festat do të jenë edhe për Brad Pitt-in, i cili as nuk flet me dy nga fëmijët e tij momentalisht.

Një prej shumë pasojave të divorcit me Angelina-n është zëmërimi i disa prej fëmijëve të çiftit. Maddox, as nuk e konsideron më veten si djali i aktorit. E njëjta gjë ndodh edhe me vëllain e tij më të vogël, Pax i cili thuhet se nuk ka ndonjë lidhje të veçantë me Pitt së fundmi. Çfarë dihet me siguri deri më tani është se asnjëri prej fëmijëve të mëdhenj, Zahara, Pax, Maddox nuk do t’i kalojë Krishtlindjet me të këtë vit.

Sipas Us Weekly, Brad po planifikon të jetë me Shiloh, Knox dhe Vivienne në vigjilje të Krishtlindjeve.  Tre të tjerët, që janë thuajse adoleshentë, kalojnë më shumë kohë me shokët e tyre ndaj as Angelina nuk e ka të sigurt nëse këto festa e gjejnë pranë tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *