• |
ide | kryesore

Champions League, përplasje tifozësh para Psg-Galatasaray: policia ndërhyn me tymuese

Sport

Minuta tensioni në Paris, në afërsi të Saint-Cloud, përpara ndeshjes Psg-Galatasaray në Champions League. Ndeshja dihej që ishte e rrezikut të lartë edhe për acarimin që ndodhi në sfidat kualifikuese për Euro 2020 me përshëndetjen ushtarake dhe fërshëllimën e himnit francez nga turqit, ndaj dhe ishin marrë masat për të qenë gati. Rreth orës 19 tifozët turq e francezë janë përplasur mes tyre dhe janë përdorur edhe hedhje të tymueseve, duke e bërë të detyrueshme ndërhyrjen e policisë për ti shpërndarë.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu